E Diel, 1 Nëntor 2026

Na urdhëruan që trupit të Mehmet Shehut të mos i bënim autopsinë

ISH-KRYEMINISTRI MEHMET SHEHU I GJETUR I VDEKUR NE SHTEPINE E TIJ, NATEN E 18 DHJETORIT 1981

Nga këqyrja në vendin e ngjarjes rezultoi se vdekja kishte ndodhur rreth orës 01:45-02:15, të datës 18 dhjetor 81.

Veç këtij fakti të regjistruar nga ekzaminimet në vendin e ngjarjes, profesor Fatos Harito, njëri nga ekspertët mjeko-ligjor që ka këqyrur kufomën e kryeministrit të vetvrarë në kushte të dyshimta, ka rrëfyer mbrëmë për emisionin Arena në Tv Planet, përjetimet nga çatet dramatike në vilën e Mehmet Shehut 30 vjet më parë. Ai tregon pamjen e kryeministrit të vdekur, procedurat e para në trupin e tij, bisedat me ekspertë e familiarë dhe versionin e shumdiskutueshëm për aktin vrasje apo vetëvrasje. Na detyruan që kufomës së Mehemt Shehut, mos ti bënim autopsi, pohon Harito, duke kujtuar se aktin përkatës e kanë shkruar duke shmangur këtë procedurë të domosdoshme. Përfundimisht, shton ai, në dokumentin e autopsisë, lidhur me shkakun e vdekjes, unë kam futur fjalën mundësi, madje e kam veçuar me germa të mëdha Po çfarë kujton tjetër eksperti mjeko-ligjor nga çastet kur detyra ja donte ti bënte ekzaminimet e fundit trupit pa jetë të kryeministrit komunist…

Profesor Harito, ju në atë kohë keni qenë eksperti mjekoligjor që keni kryer ekspertizën e kufomës në vendin e ngjarjes. A  mund të na tregoni çndodhi atë ditë dhe cili ishte veprimi i parë që bëtë sapo shkuat në vilën e Mehmet Shehut?
Unë kam qenë në punë, dhe rreth orës 8 e gjysmë apo 9 pa një çerek të datës 18 dhjetor, më thotë shefi im, profesori Bashkim Çuberi, i cili ishte dhe shefi i mjekësisë ligjore, duhet të shkojmë, sepse kemi një ngjarje. Kjo ishte puna jonë e përditshme, dhe unë e pyes nëse duhet të marr çantën e autopsisë. Ai më përgjigjet se jo, pasi do të ishim këtu në qytet dhe më thotë të marr vetëm një palë doreza. U nisëm me makinën e punës dhe shkuam. Hymë në oborr të vilës dhe u ngjitëm në dhomën e gjumit. Aty kishte shumë njerëz, disa personalitete të Ministrisë së Brendshme etj. Kur pashë kufomën e kryeministrit u mbështeta në derë, sigurisht me një farë emocioni, por pa bërë asnjë lëvizje mimike.
Cila ishte pamja që kishte Mehmet Shehu i vdekur?

Fatos Haritu

Ai ishte i shtrirë në krevatin e dhomës së tij, një shtrat dopio. Ishte me jastëk të ngritur dhe me syzet me bisht metalik. Kuverta e tij ishte e tërhequr deri të gjoksi, e theksoj këtë pasi më parë është thënë se si mund të ketë qenë mbuluar e etj., por mendoj se ata njerëz që e komentojnë këtë nxitohen pak. Problemi është se, ashtu siç na thanë, kryeministri kishte thënë ta zgjonin në 8 pa dhjetë, kryeaxhutatit të tij, Ali Çeno. Duke qenë personi i parë që e kishte shikuar, Çeno shkoi nuk kishte prekur asgjë dhe lajmëroi menjëherë doktorin. Pas tij vjen mjeku personal i kryeministrit, i cili quhet Mitro Kostaqi, të cilin e pyes se si e kishte gjetur kufomën. Kostaqi tregon se e kishte gjetur të zbuluar me këmishën e bardhë dhe në gjoks kishte gjak, ndërsa pistoleta ishte afër dorës së djathtë. Atëherë ne filluam punën tonë, e zhveshëm kufomën komplet, e pamë para dhe prapa.
Veprimet ju i kryet në bazën e një urdhri, apo ishte iniciativa juaj?
Jo, ne i kryem në bazë të urdhrit me shkrim. Urdhrin si rregull e jepte Prokuroria ose Hetuesia. Në vendim kërkohet nga ne gjithmonë tri pyetje të cilave duhet tu japim përgjigje. E para është çfarë dëmtimi ka në trupin e kufomës, pyetja e dytë është me çfarë mjeti janë shkaktuar dëmtimet, ndërsa pyetja e tretë është shkaku i vdekjes. Dua të nënvizoj faktin se përcaktimi në është vrasje apo vetëvrasje nuk është aspak në kompetencën tonë, këtë gjë e ka për detyrë ta përcaktojë Prokuroria apo Hetuesia, në bazë të materialeve të këqyrjes së vendit të ngjarjes, të ekzaminimit të kufomës bashkë me autopsi, me të dhënat kriminalistike, me të dhënat kriminalistike të grafologjisë.
Megjithatë, ju para se të nisnit hetimet, kur e patë kufomën mendonit se ai ishte vrarë apo vetëvrarë?
Me thënë të drejtën kjo nuk ka të bëjë fare me zanatin tim. Por kujtoj se muajt tetor, nëntor kanë qenë shumë të vështirë në atë kohë, më kujtohet edhe Kongresi i Partisë i mbajtur më 7-8 nëntor, në të cilin Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu ishin afër, por Enveri pothuajse i kishte kthyer supet kryeministrit dhe nuk ishte më ai entuziazëm që karakterizonte kongreset e partisë. Ndaj nga këto, duke ngjitur shkallët në fillim mendova mos ka qenë vetëvrasje, pastaj thashë jo mund të mos jetë e vërtetë. Më pas, në një moment i them shefit nëse do ta merrnim kufomën për ti bërë autopsinë, pasi kështu ishte rregulli. Ai pyeti disa nga personat që gjendeshin aty dhe me tha që nuk do të bëhej. Atëherë e pyeta se si do mund ti jepnim konkluzionet me siguri, nëse nuk do të behej, atëherë do të raportonim me mundësi, pasi përndryshe unë nuk do të firmosja. Pas kësaj përgjigje negative, unë fillova të bëja analiza të tjera, duke marrë një shishe që gjeta në shtëpi dhe i mora gjak kufomës.
Çfarë do të thotë për ju profesor që kufomës së Mehmet Shehut nuk do ti bëhej autopsia, kur ju vetë keni qenë i pranishëm në autopsinë që i është bërë Enver Hoxhës, apo dhe bashkëshortes së kryeministrit, Fiqerete Shehu?
E shihja si diçka që nuk ishte e drejtë të mos bëhej, por unë nuk mund të flisja më shumë, aq më tepër, që nuk isha unë përfaqësuesi. Unë mund të kërkoja vetëm që të bëhej autopsia, por nuk e thashë këtë gjë përveçse shefit tim. Të nesërmen kur jemi mbledhur dhe kemi shkruar aktin e autopsisë unë kam futur fjalën mundësi për shkakun e vdekjes së Mehmet Shehut, duke e shkruar me të mëdha.
Nëse flasim në përqindje, sa ishte kjo mundësi?
Duke qenë se kjo përqindje me armë zjarri në gjoks ishte me përqitje qoftë edhe jo të plotë, sipas literaturës botërore kjo lloj goditjeje është në shumicën e rasteve vetëvrasje, pra që shkon nga 80-98 për qind.
Cilat ishin veprimet që ju kryet mbi kufomën e Mehmet Shehut për ta ekzaminuar atë?
Unë mora një shtizë për të vërtetuar që kjo plagë ishte tejshkuese.  E mora këtë shtizë të gjatë, të cilën e gjetëm nëpër dhomat që ishin aty dhe munda të bëj pa asnjë sforcim, duke e lëvizur me lehtësi dhe butësi, dola me vrimën e shpatullës, duke vërtetuar që kjo plagë ishte tejshkuese. Duke qenë në kraharor, kjo plagë kishte shkaktuar ose dëmtim të zemrës ose të aortës, duke parë dhe gjakun që ndodhej aty, pasi plaga ishte rreth një centimetër e gjysmë sipër sisës së majtë.  Përveç kësaj, kërkova dhe një shishe për të marrë gjak dhe për të bërë ekzaminimet, nëse do kishte helm, apo nëse kishte ilaçe gjumi. Kaq mund të bëja nga ana ime, të tjerat i takonin Prokurorisë, duke pyetur familjarët për çështje që lidheshin me këtë. Nga këto ne nxorëm konkluzionet të cilat ishin: 1. Në trupin e Mehmet Shehu ka një plagë përshkruese që hyn nga para-prapa. 2. Kjo plagë është me përqitje , jo të plotë 3. Shkaku i vdekjes së Mehmet Shehut ka qenë shoku hemorragjik në terren të dëmtimit me mundësi më të madhe të zemrës ose aortës. Këtu mbaronte detyra jonë, pastaj gjërat e tjera ishin pjesë e kriminalistikës që i gjykonte Prokuroria apo Hetuesia.
Në procesverbalet e mjekësisë ligjore me të kriminalistikës, nuk përputhet fakti se në dorën e majtë është gjetur bar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›