E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanovic: Kosova të njohë “institucionet” paralele serbe

PRISHTINE-Sekretari në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën Oliver Ivanovic ka deklaruar sot se do të ishte më lehtë edhe për Prishtinën, edhe për bashkësinë ndërkombëtare që t’i njohin institucionet paralele në Kosovë.

Kancelarja gjermane gjatë vizitës në Kosovë ka thënë se nga Serbia për marrjen e statusit në BE pret të pezullojë institucionet paralele në veri të Kosovës.

“Do të jetë vështirë të hiqen, sepse serbët për institucionet paralele nuk kanë asnjë alternativë për vetadministrim lokal, sidomos në veri, ku ekzistojnë të vetmet institucione paralele. Më lehtë do të jetë që bashkësia ndërkombëtare dhe Prishtina t’i pranojë si bashkëbisedues, sepse bashkëbisedues të tjerë nuk do të ketë”, ka deklaruar Ivanovic, për B92.

Ai ka thënë se në Serbi “askujt nuk i është tërhequr veshi dhe se askush nuk ka bërë vetëvrasje pse nuk është marrë statusi i kandidatit. Do të vazhdojmë të jetojmë me ose pa kandidaturë”, ka thënë Ivanovic.

(d.b/Koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›