Sherri mes grupeve të Stresit e Noizyt, 11 thika në trup Dollapit
Zbardhen rrëfimet e dëshmitarëve okularë të ngjarjes ku u masakrua me 11 thika në trup Denis Dollapi pasditen e 28 prillit 2010, pranë gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë. Grindje të lindura prej rivalitetit të dy grupimeve muzikore hip-hop, OTR dhe Butusi, rezultuan fatkeqe për 19-vjeçarin Dollapi, i cili pas plagëve të marra përfundoi në një gjendje kome shumëmujore.
Pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës dënimin me nga 10 vjet burg për Bexhet Krudën dhe Orjal Allën, të akuzuar si autorët e sulmit me thika. Ata akuzohen për veprën penale të vrasjes me dashje në tentativë. Në të njëjtin gjykim, prokuroria kërkoi dënimin me 20 muaj burg për Rigers Krudën dhe 24 muaj burg për Xhevdet Gashin, të akuzuar për moskallëzim krimi. Sipas pretencës së prokurorisë, gjithçka ka nisur si një sqarim mes të rinjve. Referuar hetimit gjyqësor, Denis Dollapi, përkrahës i grupimit muzikor Butuesi, i njohur si mbështetës i rreperit Stresi, ishte rrahur nga disa djem të grupimit kundërshtar OTR, mbështetës i rreperit Noizy. Ditën e ngjarjes ai ka kontaktuar një prej djemve të OTR-së, i njohur si Infiniti. Sipas prokurorisë, Dollapi i ka thënë Infinitit të thërriste shokët e tij dhe të sqaroheshin. Teksa prisnin në një ngushticë pranë 17 Nëntorit, një e thirrur me zë të lartë mos e lëshoni Denis Dollapin është pasuar me një grumbull të rinjsh të dhunshëm të armatosur me thika, kaçavida dhe shufra hekuri, që e kanë vendosur të dëmtuarin Dollapi në qendër të sulmit. Vetë i dëmtuari Denis Dollapi nuk ka mundur të japë deklarime gjatë hetimit apo dëshmi në gjykim për shkak të gjendjes së tij tepër të rënduar shëndetësore. Në vijim zbardhen disa prej dëshmive më kryesore, referuar pretencës së prokurorisë.
Deklarimi i Erald Mustafës
Shtetasi Erald Mustafa, ndër të tjera, deklaron se është nxënës në vitin e tretë të shkollës së mesme Eqrem Çabej. Ditën e ngjarjes ka qenë në shkollë paradite dhe në orën 13:30 ka mbaruar mësimin. Rreth orës 16:00 e ka marrë në telefon shtetasi i dëmtuar Denis Dollapi, që të shkonte për të pirë kafe tek Zogu i Zi. Është takuar me Denisin, i cili i ka thënë të shkonin të pinin kafe te gjimnazi Sami Frashëri. Kur kanë shkuar në afërsi të gjimnazit, janë takuar me disa shokë të Denisit, të cilët ishin aty duke pirë kafe. Denisi nuk është ulur në kafe, por kanë qëndruar para derës së gjimnazit. Gjatë kohës që kanë ndenjur me Denisin, Eraldi ka mësuar prej tij se para dy muajsh Denisin e kishin rrahur disa persona pjesëtarë të grupit muzikor OTR dhe konkretisht vëllezërit që i thërrasin Çeti, që quhet Bexhet dhe Geri që quhet Rigers, konkretisht dy të pandehurit Bexhet dhe Rigers Kruda. Me sa kam mësuar unë nga Denisi, ishin zënë për arsye se Denisi ishte fans i grupit muzikor Butuesi, si dhe shok dhe kushëri me këngëtarët e këtij grupi, grup i cili është rival me atë OTR, pjesëtarë të të cilit kanë dy vëllezërit e sipërpërmendur, të pandehurit. Këto grupe muzikore ishin sharë me njëri-tjetrin në kohë të ndryshme me këngët e tyre në Facebook. Në kohën që kanë qenë para shkollës Sami Frashëri, Denisi ka takuar një person të cilin Eraldi nuk e njihte. Ishte i gjatë rreth 174 cm, i dobët, ezmer në fytyrë, me flokë të zinj, të ngritur sipër me xhel. Ky person, që nga hetimi rezultoi se quhej Eni Panci, njihej me pseudonimin Infiniti. Ai ka dalë nga oborri i shkollës Sami Frashëri dhe nga biseda midis Denisit dhe këtij personi, të cilit i dëmtuari i kishte vënë një thikë në shpinë (e sekuestruar gjatë hetimit), Eraldi mësoi se ai ishte shok me Çetin dhe Rigersin. Ky person i mori në telefon të pandehurit Bexhet dhe Rigers Kruda për të ardhur aty, por ata i thanë në telefon se nuk kishin për çfarë të vinin, fakt të cilin ia tha Denisi në atë moment. Pas kësaj, Denisi me shokët e tij kanë shkuar në afërsi të një lokali që quhet 17 Nëntori, rreth 50 metra larg shkollës. Po prisnin në afërsi të këtij lokali që të vinin Bexheti me vëllain dhe shokët e tij. Në këtë kohë kanë dalë dhe nxënësit e shkollës nga mësimi dhe aty është bërë një rrëmujë e madhe. Nga mbrapa kam parë që kanë ardhur Çeti së bashku më vëllain e tij, Rigersin, pra të arrestuarit, dhe një person tjetër që ishte pak ezmer, i dobët në fytyrë, me bluzë me kapuç me ngjyrë gri, të cilit unë nuk ia di emrin, por e njoh si fytyrë. Së bashku me këta persona ishin edhe rreth 5-6 persona të tjerë që mbanin kapuça të rrobave në kokë. Në këtë moment Denisi me këtë person që takoi para shkollës, ishin mbas lokalit 17 nëntori, ndërkohë që drejt Denisit kanë ardhur Bexheti dhe Rigersi dhe një person tjetër, që në dorë mbante një tub hekuri rreth 50 cm. Bexheti mbante në dorë një thikë, kurse Rigersi dhe personi tjetër kishin tub hekuri. Të tre këta persona fillimisht e shanë Denisin, thanë mos e lini Denisin të ikë dhe më pas iu sulën atij dhe filluan ta godasin me tub, thikë etj. Unë në këtë kohë kam qëndruar larg Denisit rreth 6-7 metra dhe kam parë komplet skenën kur Bexheti me thikë ka goditur Denisin një herë me afër kofshës. Më pas Denisi ka tentuar të ikë, por ata e ndoqën nga pas. E ndaluan dhe përsëri po e godisnin.
Deklarimi e Elvs Docit
Në deklarimin e tij me cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, pohon se pasdite, rreth orës 17:00, e ka marrë në telefon shoku i tij, i cili quhet Denis Dollapi, dhe i tha në telefon se kishin bërë fjalë, ishin sharë me ca djem, të cilët janë pjesëtarë në një grup muzikor që quhet OTR, ku kryesori i tyre është një djalë që del në televizor dhe i thërrasin me emrin televiziv Noizy. Ndërkohë, Elvizit, Denisi dhe kushëriri i tij, shtetasi Erald Mustafa, i kanë kërkuar të shkonte se do ziheshin me këta të grupit OTR dhe për këtë arsye kanë lënë takim me këta në qendër te Sahati.
Dëshmia:
Në seancën gjyqësore të datës 17.06.2011. Elis Doci, ndër të tjera, pohon se e ka telefonuar Denisi rreth orës 17:00-17:30 ditën e ngjarjes dhe më tha se kemi pasur disa keqkuptime dhe do ikim ti sqarojmë me një pjesëtar të grupit muzikor OTR, me një person tjetër me pseudonimin Infinit. U takuam me Denisin në qendër, te Sahati. Kemi qenë katër persona: Erald Mustafa, Ardit Aliaj, unë dhe i dëmtuari Denis Dollapi. Mbasi jemi bërë 10-15 veta gjatë rrugës jemi nisur për te shkolla Sami Frashëri. Kur vajtëm te shkolla, mbasi mbaroi ora e gjashtë e mësimit, takuam Infinitin. Sqaroj se Denisi na porositi rrugës që mos ta prekte njeri, thjesht ishte për tu sqaruar. Ne kemi qëndruar matanë rrugës dhe Denisi bashkë me një shokun e tij dhe të Infinitit e pritën te dera e shkollës. U takuan të tre dhe kanë qëndruar rreth 5 minuta te dera e shkollës. Komunikimi ishte normal në dukje. Nuk kam parë ndonjë veprim që kanë bërë me njëri-tjetrin. Mbas 3-4 minutash është larguar shoku i Denisit dhe kanë ngelur Infiniti dhe Denisi. Denisi na dha një shenjë, që çështja ishte zgjidhur. Mbas këtij momenti filluam të shpërndaheshim. Kam ngelur vetëm unë, Denisi, Durimi, Eraldi, Arditi dhe rreth 5 persona të tjerë që unë nuk i njihja. Kemi arritur te kinemaja 17 Nëntori pothuajse të gjithë bashkë si grup. Me ne ka qenë edhe Infiniti deri te vendi ku është goditur Denisi. Në momentin që po ndaheshim me Infinitin, mbaj mend që Denisi e kishte takuar Infinitin. Në këtë moment kanë ardhur gati rreth 15-20 persona në një turmë me nxënësit e shkollës dhe ne nuk e kemi kuptuar se nga ku kanë ardhur. Në atë moment kam dëgjuar Bexhetin, i cili ka thirrur: Mos e lëshoni Denis Dollapin. Unë kam qenë pak i distancuar dhe bëra dy-tre hapa për tu afruar. Nuk mbaj mend se kush ka pasur thikë, por di që të gjithë ishin të pajisur me hekura tresh, doreza, thikë, të cilën e kishte Bexheti, shumë të madhe. Pranë meje ka qenë një person me emrin Ledio dhe pashë që e goditën me kaçavidë një person. Nga të p