E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajdutët e shtëpive në pranga, ishin shpallur në kërkim

16/12/2008  Prangosjet në kryeqytet

TIRANE- Specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve të Banesave kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme shtetasin Fatos Sulaj, 26 vjeç, lindur dhe banues në Fshatin Shikaj, Kukës, i dënuar më parë në Greqi, për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”. Pas verifikimeve të kryera për këtë shtetas rezulton si autor i disa vjedhjeve të kryera në kryeqytet. Sipas akuzës, i sipërcituari dyshohet se ka kryer vjedhjen e 3 banesave në rrugën “Aleksandër Moisiu” më 24 nëntor 2008, vjedhjen e banesës në rrugën “Myslym Keta” e ndodhur më datë 26 nëntor 2008, vjedhjen e banesës në “Fushë Mëzez”, më 29 nëntor 2008. Gjithashtu nga kryerje e veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Arben Hysaj, 23 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë në Greqi për veprën penale të “vjedhjes me dhunë dhe trafikim të lëndëve narkotike” dyshohen si autorë të grabitjes së dy banesave në rrugën “Myslym Keta”. Aktualisht po punohet për kapjen e shtetasit Arben Hysaj, i cili është larguar në drejtim të paditur. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë sekuestruar disa doreza dhe çelësa kyç, me të cilët dyshohen se kryheshin grabitjet e banesave. Lidhur me këtë çështje materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›