E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet nënstacioni, Gjirokastra pa energji

Zjarri ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, duke lënë pa energji banorët e një pjesë të Gjirokastrës, si edhe banorët e  Dropullit, Grapshit, Lunxhëris, Libohovës, Zagorisë, Kardhiqit dhe Lazaratit.

Skuadra e zjarrfikësve të Gjirokastrës, së bashku me punonjësit e CEZ Shpërndarje, kanë arritur ta shuajnë shumë shpejt zjarrin që përfshiu nënstacionin, dhe menjëherë ka filluar puna për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga ky zjarr.

Për riparimin sa më të shpejtë të avarisë, CEZ Shpërndarje ka dërguar në Gjirokastër edhe ekipe nga zona të tjera, të cilët janë duke punuar intensivisht. Deri në riparimin e plotë të defektit, CEZ Shpërndarje po furnizon pjesërisht me energji Gjirokastrën dhe rrethinat nga linja të tjera. /Start/
 

                                                                                             2012-01-19 14:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›