NATO afirmon qellimet e tranzicionit ne Afganistan dhe mbeshtetjen afatgjate

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama dhe Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmusen hapen takimin e nivelit te larte te NATO-s ne ikago dje duke thene se udheheqesit boterore do te pergatisin fazen e ardheshme te tranzicionit ne Afganistan gjate dy diteve te ketij takimi.
Zoti Obama u tha te pranishemve se sfidat do te vazhdojne dhe me shume jete do te humbasin por ne kemi besim se jemi ne rruge te mbare dhe cfare pasqyron ky takim i NATO-s eshte se bota e mbeshtet strategjine qe ne kemi percaktuar.
Udheheqesit nga me shume se 50 vende mbajten nje minute heshtje per te respektuar mijera trupat e koalicionit qe u vrane ose u plagosen gjate luftes ne Afganistan.
Shefi i NATOs tha se aleanca nuk do te nxitohet per tu larguar nga Afganistani. Ai premtoi se koalicioni do ti coje deri ne fund operacionet e tij deri ne momentin kur ti kaloje pergjegjesite e sigurise ne duart e qeverise afgane brenda vitit 2014.
Presidenti Obama ka ftuar udheheqesit e vendeve te NATO-s ne ikago per te riafirmuar planin per ti dhene fund misionit luftarak ne Afganistan deri me 31 dhjetor 2014 dhe per te siguruar strategjine e mbeshtetjes financiare per ekonomine dhe zhvillimin politik ne Afganistan.
Per nje ceshtje tjeter aleanca e NATO-s thote se sistemi i mbrojtjes nga raketat ne Evrope eshte ne fuqi.
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha dje ne ikago se sistemi eshte ne fazen e ndermjetme me interceptoret e raketave te vendosur ne nje luftanije amerikane ne Detin Mesdhe dhe nje sistem radari ne Turqi.
NATO-ja synon te kete nje rrjet mbrojtes funksional qe mund te interceptoje nje sulm me raketa kudo ne Evrope deri ne fund te ketij dhjetevjecari.
Ish presidenti i Shteteve te Bashkuara Xhorxh W. Bush propozoi fillimisht nje sistem raketash me baze ne toke per te mbrojtur aleatet e NATO-s nga ndonje sulm i mundshem nga Irani ose qeveri te tjera armike. Presidenti Barak Obama e modifikoi me vone planin duke vendosur disa nga radaret ne lufteanije.
Sistetmi i mbrojtes nga raketat krijoi tension mes Shteteve te Bashkuara dhe Rusise e cila e shkoi sistemin se kercenim per sigurine e saj. Kremlini ka kercenuar se do te vendose raketa luftarake ne kufijte e Rusise me NATO-n nese planet e alenaces vihen ne zbatim.
Uashingtoni dhe NATO-ja e kane ftuar Rusine te marre pjese ne mbrojtjen nga raketat. Ata thane se sistemi mbrojtes nga raketat nuk ka ne asnje menyre si objektiv Rusine.