E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naço - Biznesit: Kujdes me cilësinë e karburantit

Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, në një takim me bizneset ditën e djeshme, të organizuar nga Dhoma e Tregtisë u ka kërkuar atyre që të kenë kujdes me cilësinë e karburantit. Ai u shpreh i gatshëm se METE do të jetë në ndihmë të zgjidhjes për çdo problem, në lidhje me tregun e karburanteve, por kërkoi nga ana e bizneseve të fushës që të jenë korrekt me konsumatorin, në drejtim të garantimit të cilësisë dhe standardit të karburantit që ato tregtojnë. Z. Naço theksoi se kontrollet në këtë drejtim do të vazhdojnë akoma dhe më tej, siç ka ndodhur dhe gjatë këtyre muajve, ashtu si do të vazhdojnë kontrollet dhe në drejtim të veprimtarisë së firmave që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën minerare. Ministri i METE garantoi se do të zbatohet ligji në drejtim të të gjitha atyre subjekteve minerare që nuk zbatojnë detyrimet në fuqi dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre, në përputhje me ligjin dhe rregullat në fuqi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›