PS kallëzim penal për përfshirjen e administratës në fushatën zgjedhore
TIRANE - Partia Socialiste kërkon nga Prokuroria hetimin e rasteve të përdorimit të administratës publike në fushatën zgjedhore. Nënsekretari i Partisë Socialiste për zgjedhjet, Bledi Çuçi theksoi se cënimi i Kodit Zgjedhor përbën një vepër penale, dhe të gjithë ata që përpiqen ta shkelin atë do të dalin përpara drejtësisë.
“Dua të përfitoj nga rasti t’ju kujtoj të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë atyre shtetasve të cilët merren me administrimin e zgjedhjeve, qoftë përpara apo pas zgjedhjeve, që në Kodin Penal janë shkruar mbi 8 vepra të reja penale, që lidhen drejtpërdrejt me cënimin e standardeve, rregullave dhe kodit zgjedhor. Sot kallëzimet kishin të bënin me kërcënimet apo shtrëngimet, apo detyrimet që zyrtarë të ndryshëm të shtetit kanë ushtruar ndaj vartësve të tyre për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore. Gjithashtu me detyrimin për të nxjerrë nxënësit e shkollave në mitingjet elektorale. Do të nxirren para përgjegjësisë penale të gjithë ata persona që do të përpiqen të cënojnë kodin zgjedhor.”- deklaroi Cuci.
(er.nu/BalkanWeb)