Wollfarth Programi i PS Te shohim koston
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth ka vlerësuar programin qeverisës të Partisë Socialiste,të bërë publik pak ditë më parë, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që shqiptarët të njihen edhe me detajet e këtij projekti, i cili duhet parë edhe sesa i zbatueshëm është duke pasur parasysh buxhetin.
"Eshtë shumë e rëndësishme që partitë e mëdha, siç është Partia Socialiste e Shqipërisë, të zhvillojnë programet e tyre. Ky në vetvete, përbën një progres madhor. Nëse informacionet që kam janë të sakta, programi nuk është përfunduar ende është ende në hartim e sipër. Duhen edhe dy vjet deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe është shumë inkurajuese të shohim zhvillimin e këtij procesi. Testi i zbatueshmërisë do të vijë pasi programi të përfundohet, duke filluar nga Dokumenti i ka të gjitha mundësitë që të qartësojë, se cili mund të jetë opsioni në zgjedhjet e ardhshme dhe mendoj se qytetarët kanë të drejtë ta kenë këtë qartësi
Eugen Wollfarth
Ambasadori i OSBE-se çështjet e buxhetit dhe se si mund të financohen disa nga elementet. Dokumenti i ka të gjitha mundësitë që të qartësojë, se cili mund të jetë opsioni në zgjedhjet e ardhshme dhe mendoj se qytetarët kanë të drejtë ta kenë këtë qartësi. Thënë shkurt, është padyshim e rëndësishme të shohim, se si do të zhvillohen çështjet e detajuara në të ardhmen”, tha Wollfarth.
Kreu i OSBE-së ka deklaruar se tanime ka ardhur koha qe fjalet te kthehen ne veprime. Bashkepunimi mes dy partive te medha duhet te jete kontruktiv, sidomos ne Komisiomnin e Ligjeve dhe te Ekonomise.
"Ne te gjithe OSBE-ODIHR, Komisioni i Venecias dhe Europa, mbetemi te gatshem per te bashkepunuar. Eshte shume e rendesishme, ne fjalet i kemi tani duhet te shohim vepra qe te nderrmeren", tha Wollfarth.
Ambasadori Wollfarth i dha këto deklarata i bëri pas takimit të sotëm në Konferencën e zhvilluar në Tiranë me temën “Rritja e rolit të gruas në qeverisje: Premtim i mbajtur?”
Niveli i përfaqësimit të grave, i ulët
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth në fjalën e tij mbajtur gjatë konferencës, tha se partitë politike nuk e mbajtën premtimin për të respektuar Kodin Zgjedhor, sipas të cilit, në kuvendin e Shqipërisë 30 përqind e deputetëve, duhet të jenë femra.
"Niveli i përfaqësimit të grave deri tani nuk është ende i mjaftueshëm, 17 % në parlament dhe 12.5% në këshillat lokale.Kjo shtron pyetjen pse nuk u zgjodhën më shumë gra? Sepse objektivi sipas ligjit është 30% dhe më shumë se kaq.Duket se pengesat kryesore që nuk lejojnë rritjen e numrit të grave janë: Fakti se partite nuk e respektojnë kufirin që përcakton ligji për barazine gjinore, vetë ligji zgjedhor nuk përcakton masa shtrënguese për ta respektuar kuotën e përfaqësimit të grave, si dhe vetë mënyra e funksionimit demokratik të partive politike", tha Wollfarth.
Edhe ministri i Punës Spiro Ksera pohoi se ndonëse që prej vitit 2008 në Shqipëri është miratuar ligji për barazinë gjinore, në zgjedhjet lokale të këtij viti, kuotat gjinore sipas këtij ligji nuk u respektuan nga asnjë parti politike.
Për të forcuar rolin e gruas në politikë, OSBE rekomandon që të permiresohen mekanizmat demokratike ne perzgjedhjen e kandidateve, ndryshimin e zakonit të lidershipit mashkullor ne parti duke ndertuar kapacitete te mjaftueshme per te rritur numrin e grave. Prezenca e OSBE-së e vlereson si prioritet asistencen e metejshme per te rritur numrin e grave në jetën publike e politike.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Topi në Xarë e Konispol: Vlerësim punës suaj
Presidenti Topi vazhdon vizitën në jug duke parë nga afër në komunën Xarë plantacionet e agrumeve. Në këtë vizitë ai është shoqëruar nga nënprefekti i Sarandës Gjergji Mano dhe është pritur nga kryetari i komunës Dhimo Kote, kryetari i komunes Aliko, Kristo Kaishi dhe autoritetet vendore. BE: Nuk ju detyruam për plehrat
Komisioni Europian argumenton se Shqipërisë i nevojitej një ligj për menaxhimin e plehrave, por vecon nenin përkatës për importin e mbeturinave nga jashtë, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të detyrojë askënd që të importojë ndonjë gjë. Fqinjët po bëhen gati të fillojnë një epokë të re
Mustafa Nano - Papandreu po ikën, e gjasat janë që t’i heqë duart për fare nga timoni i makinës greke, duke shënuar kështu fundin e një dinastie, që zgjati dekada të tëra. PS, numërohen fletët për asamblenë
Në selinë e Partisë Socialiste ka nisur procesi i numërimit të fletëvotimit përmes të cilave 1500 delegatët në kongresin e kësaj partie votuan për asamblenë kombëtare. Berisha: Taksat nuk do të rriten
Për rreth një muaj, deri nga mesi i dhjetorit, kur të miratohet në parlament, kryefjala e demokratëve do të jetë projektbuxhetit i vitit 2012.
Lajmet kryesore
BE: Nuk ju detyruam për plehrat
"Importimi nuk ishte as kërkesë e as kusht për integrimin"
Itali, Berlusconi humb shumicën
Berisha përuron fabrikën e çmontimit të makinave të vjetra
Naço: Digat nën kontroll