Naco P/ligji per energjine ne favor te konsumatorit nuk do te kete rritje te cmimit
Vetëm një hap pranë liberalizmit te tregut të energjisë. Projektligji kaloi sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku për 2 orë u disktua mbi risitë që do të sjellë ky ligj, i cili nxit konkurrencën në këtë sektor. Sipas ligjit, përveç Klientëve Tariforë, që furnizohen me energji elektrike me çmime të rregulluara nga Enti Rregullator i Energjisë, të operojnë edhe Klientët e Kualifikuar, të cilët furnizohen me energji elektrike nga tregu i parregulluar. Këta të fundit ose mund të futen në tregun e lirë vet, ose mund të furnizohen nëpërmjet Furnizuesve të Kualifikuar.
Ministri i M.E.T.E-s, Nasip Naço u shpreh se një legjislacion i kësaj natyre do të sjellë më tepër rregull në tregun e energjisë dhe çmimet nuk do të ndryshojnë. Sipas tij, qëndrimi oponent i deputetëve të majtë ka lidhje me një prirje për të lobuar me kompanitë, që tashmë duhet të blejnë vetë në tregun e lire.
Debateve mes ministrit Naço dhe deputetit Brace i është shtuar edhe sqarimi i ministrit të Financave Ridvan Bode, sipas të cilit kjo është një procedurë ndërkombëtare, ku kompanitë duhet të blejnë vetë energjinë, duke kërkuar çmimin më të ulët.
Projektligji për sektorin energjisë elektrike është pjesë reformës për liberalizmin e këtij sektori. Krahas këtij drafti në parlament u diskutua edhe projektligji që i bën faturat energjetike tituj ekzekutiv.