Lehtësira për pronarët në të drejtën e parablerjes
24/11/2011 Shtyhet dhe dy vjet përdorimi i bonove të privatizimit dhe letrave me vlerë
Në relacion thuhet se janë një numër i konsiderueshëm objektesh pa u privatizuar
Qeveria vendos shtyrjen e afateve me dy vjet për përdorimin e bonove të privatizimit. Kështu, me vendimin e qeverisë do të përfitojnë të gjithë pronarët e trojeve pronat e të cilëve janë përfshirë në procesin e privatizimit të pronës shtetërore, blerja e të cilave bëhet me bono privatizimi. Në projektligjin e qeverisë, i cili i është dërguar Kuvendit për shqyrtim nga komisionet përkatëse parlamentare, përcaktohet se “afati i ri i përdorimit të këtyre bonove të privatizimit është data 31 dhjetor i vitit 2013”.
Projektligji për bonot
Ndryshimi që propozohet nga qeveria në ligjin “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit” do t’u shërbejë lehtësirave që u janë krijuar ish-pronarëve të truallit në procesin e privatizimit të pronës shtetërore, të cilët gëzojnë të drejtën e parablerjes në këtë proces. Gjithashtu krijohen hapësira dhe për pagesën e procesit tek ALUIZNI nga ata që përfitojnë nga legalizimi. Sipas relacionit bashkëngjitur, ndërmarrjet ku përfitohet ose do të kenë mundësi të blihen me bonot e shpërndara në vitin 1993 janë dhe ARMO-ja apo OSSH-ja, të cilat, sipas hartuesve të ligjit, nuk u janë llogaritur ende aksionet. Por me këto bono do të kenë të drejtën e parablerjes ish-pronarët të ambjeteve apo trojeve të lira që tashmë janë ende në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, siç janë repartet ushtarake, të Ministrisë së Brendshme, apo troje të Ministrisë së Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Duhet theksuar se një pjesë e madhe bonosh privatizimi janë shpërndarë dhe për ish-të përndjekurit politikë në formë librezash.
Bonot e privatizimit
Historia e bonove të privatizimit daton në vitet 1993-1994, kur qeveria e asaj kohe mendoi që privatizimet t’i bënte në bazë të letrave me vlerë që shpërndau. Ky proces deri tani nuk mund të thuhet se ka qenë një histori suksesi krahasuar me vende të tjera të botës, ku këto bono konsiderohen si pasuri të sigurta. Në tregun e këmbimit vlera e tyre nuk e kalon 17-përqindëshin. Por duhet theksuar se deri më tani dhe në privatizime nuk është aplikuar shumë blerja me bono privatizimi, apo letrat me vlerë, pasi qeveritë kanë preferuar që t’ua shesin ato kompanive të huaja që paguajnë cash. Duhet theksuar se këto bono deri tani kanë qenë të suksesshme te legalizimet, sidomos tek ata persona që kanë shuma të mëdha për të paguar. Sa për ish-pronarët, duhet thënë se metoda nuk ka qenë fort efikase dhe për vetë faktin se kompensimi fizik ka qenë tepër i ngadaltë, në rastin më të mirë, dhe në rastin më të keq objektet janë privatizuar për shuma qesharake nga persona të tretë. Përdorimi deri më tani i kësaj metode ka hasur mjaft pengesa, sidomos për sa i përket kompensimit të ish-pronarëve, ndërsa sa për të përndjekur duhet thënë se nuk i kanë futur fare në proces. Ngelet për t’u parë për objektet që janë në proces privatizimi, sidomos ato të Ministrisë së Mbrojtjes dhe për repartet që janë në bregdet dhe që kanë një lloj vlerë në tregun imobiliar. Fakti që përdorimi i tyre shtyhet dhe një vit tjetër, ndoshta është një dritë jeshili për të gjithë ata që i disponojnë këto bono, ndonëse me vlera të papërfillshme.
E drejta e parablerjes
Në relacionin e Ministrisë së Financave thuhet: “Meqenëse procesi i privatizimit të pronës shtetërore vazhdon dhe një numër i konsiderueshëm objektesh në administrim të Ministrisë së Mborjes, Ministrisë së Brendshme dhe MBUMK apo dhe organit të pushtetit vendor etj., si dhe duke gjykuar se shumë prej këtyre objekteve shtrihen në prona të ish-pronarëve të njohur apo të kthyer me vendime të KKKP-së, mendojmë se duhet të vazhdojnë lehtësirat për ish-pronarët, duke likuiduar një pjesë të vlerës së këtyre objekteve në rast parablerjeje apo letra privatizimi. Aktualisht nuk janë llogaritur akoma edhe aksionet në shoqërinë ARMO, sh.a dhe OSSH, sh.a.”
Procesi i legalizimit
Në relacionin e Ministrisë së Financave shpjegohet dhe rasti i pagesës për të gjithë ata persona që kanë përfituar nga procesi i legalizimit. “Gjithashtu përdorimi i bonove të privatizimit në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje nëpërmjet ALUIZNI-t, ndërkohë që ky proces është në vazhdimësi, dhe vazhdojnë të jenë në poçes legalizimi një numër i konsiderueshëm banesash, është i nevojshëm dhe gjykohet se edhe për këtë proces është e domosdoshme shtyrja e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit dhe letrave të privatizimit.”