E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkimi, Sequi:Sistem satelitor për kontrollimin e ujërave detare

Tashmë ujërat detare do të kontrollohen nga një sistem satelitor sa i përket menaxhimit të peshkimit. Sistemi “Blu Box”, që aplikohet nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian është inaguruar të enjten në Durrës, ku të pranishëm ishin ambasadori i BE-së, Etore Sequi, ministri i mjedisit Famir Mediu, si dhe personalitete të pushtetit lokal.

Në këtë ceremoni Sequi tha se implementimi i plotë i këtij projekti do të rrisë efiçencën e monitorimit satelitor të anijeve të peshkimit, duke u zhvilluar në përputhshmëri të plotë me standartet e kërkuara nga BE-ja.
 

Nga ana tjetër ministri Mediu u shpreh se sistemi “Blu Box” kontribuon në modernizimin e hapësirës ujore me një teknologji të zhvilluar e të sigurtë, që sjell performancë të lartë të cilësisë menaxhimit të burimeve të peshkimit
 

Nëpërmjet implementimit të plotë të projektit “Blu Box” synohet rritja e nivelit të sigurisë përsa i përket anijeve të peshkimit në rast rreziku, si dhe ruajtja e burimeve të peshkimit, me qëllimin e eliminimit të plotë të gjuetisë së paligjshme. Ky projekt kap vlerën e 2 milion eurove dhe është financuar nga Bashkimi Europian.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›