Bankat kanë 800 milionë euro likuiditet të lirë për kreditim
24/11/2011 BSH: Nuk është problem tërheqja e parave nga “mëmat”, por mungesa e kërkesës së brendshme
Bankat e nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë kanë mbi 700 – 800 milionë euro likuiditet të lirë, me të cilin mund të mbështetin ekonominë e vendit. Duke ritheksuar edhe njëherë faktin se sistemi bankar shqiptar nuk rrezikohet nga situata në Eurozonë, ekspertë të Bankës së Shqipërisë theksojnë se norma e rritjes së kredisë së brendshme, e cila edhe pse ka vijuar të jetë në kahun rritës përgjatë tremujorit të tretë të 2011, vazhdon të jetë më e ulët se mesatarja historike. Madje ky ritëm, sipas parashikimeve dhe analizave që bën Banka e Shqipërisë, do të vijojë të jetë i ngadaltë edhe gjatë vitit 2012, por kredidhënia nuk ka gjasa që të reduktohet, të tkurret apo të kalojë në krahun negativ. Problemi i vetëm me kredidhënien nuk është likuiditeti i bankave, por mungesa e kërkesës së brendshme. Analiza e ekspertëve bankarë dëshmon për një risk në minimum të tërheqjes së parave nga bankat mëmë prej filialeve që ato kanë në vendin tonë.
Kreditimi
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i ofertës monetare vlerësohet të jetë në përputhje me kërkesën e ekonomisë për para reale. “Rritja vjetore e M3 rezultoi 10.6% në muajt korrik-gusht, duke ruajtur ritmet mesatare të vërejtura gjatë vitit 2011. Kërkesa e sektorit privat për mjete monetare ka ndjekur tendencën rritëse të muajve të mëparshëm. Kredia për sektorin privat u rrit me 12.6% në muajt korrik dhe gusht, ose rreth 1.1 pikë përqindjeje më shumë se ritmi mesatar i shënuar në tremujorin e dytë të vitit”, - thekson raporti i BSH-së. Kjo rritje është mbështetur kryesisht nga kërkesa e bizneseve private për financim, ndërkohë që edhe kredia për individë po ndjek një prirje rritëse. Rritja vjetore e kredisë për individë qëndron në nivelin 5.7% në fund të muajit gusht, nga 1.5% që shënonte në fund të vitit të kaluar.
Ndikimi nga vendet partnere
Gjithsesi, ekspertët e sektorit bankar nuk mohojnë faktin se vendi do të ndikohet nga një ngadalësim ekonomik që rrjedh prej vendeve partnere tregtare. Ky ndikim pritet të jetë negativ sa i përket ritmeve të rritjes së eksporteve shqiptare. Gjithashtu, vështirësitë në tregun e punës në vendet e Eurozonës, si edhe liberalizimi i vizave, sipas ekspertëve, pritet të vazhdojnë ndikimin negativ mbi remitancat dhe llogarinë e shërbimeve. Ky faktor kontribuon në zgjerimin e llogarisë korrente. Rëniet në çmimet e lëndës së parë në tregun ndërkombëtar në gjysmën e dytë të vitit pritet të reduktojnë presionet e inflacionit të importuar në çmimet e ushqimit dhe karburantit. Po kështu, edhe kushtet e financimit në tregjet ndërkombëtare të kapitalit pritet të jenë të shtrënguara.
Rritja ekonomike
Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia shqiptare ka ruajtur ritme rritjeje të ngjashme me nivelin 3.4% të matur nga Instituti i Statistikave për tremujorin e parë. Ekonomia vazhdon të jetë e prirur drejt kursimit, konsumi i brendshëm po jep kontribut të ulët në rritjen ekonomike, investimet private po shënojnë përmirësime tepër të vogla, ndërsa investimet publike në tremujorin e tretë rezultojnë madje në rënie krahasuar me një vit më parë. Kjo tablo ekonomike do të sjellë presione të dobëta mbi çmimet e konsumit dhe ekspertët e Bankës Qendrore parashikojnë që inflacioni gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një prirje rënëse.