E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane/ Forumi i 5-te i biznesit shqiptaro-grek

Është zhvilluar në Tiranë Forumi i 5-të i biznesit shqiptaro-grek, me temë “Një urë përmes ideve të reja”. Kryefjala e diskutimeve në këtë forum ishte thellimi i bashkëpunimit mes biznesmenëve shqiptarë dhe atyre grekë.

Ambasadori i Greqisë në vendin tonë, Nikolaos Pazios është ndalur në mënyrë të veçantë në situatën e vështirë ekonomike që po kalon Europa në përgjithësi, dhe vendi i tij në mënyrë të veçantë. Sipas tij, nevojiten reforma të mëdha për të kapërcyer këtë situatë. Pavarësisht gjendjes së vështirë, Pazios nënvizoi ecurinë mjaft pozitive të shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Nga ana e tij, zv/ministri i Ekonomisë Neritan Alibali, vuri theksin tek reformat e mëdha të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e inkurajimit të financimeve të huaja në vend. Alibali u shpreh se Shqipëria ka arritur t’i bëjë ballë krizës ekonomike, pasi qeveria ka adaptuar ligje të rëndësishme, në mbrojtjen e investimeve dhe të përkrahjes ndaj biznesit.

Sipas Zv/ministrit të Ekonomisë, qeveria shqiptare konsideron sektorin privat si pikënisjen e zhvillimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›