Naco ne samitin e biznesit Shqiperia e kaloi me sukses stuhine e krizes ekonomike

Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Nasip Naco
E merkure 23 mars 2011 NOA- Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Nasip Naco ka marre pjese ne samitin e biznesit SH.B.A. 8211 Ballkan i cili u organizua ne Baltimore shtetin e Maryland.
Gjate fjales se mbajtur ne kete samit Naco eshte shprehur se ky aktivitet eshte deshmi e intensifikimit te metejshem te marredhenieve te shkelqyera ndermjet qeverive dhe popujve te Ballkanit.
Shqiperia tashme eshte nje vend anetar i NATO-s nga prilli i 2009 ne 2 dekadat e fundit qe pas rrenies se rregjimit me te eger komunist ne Europen Lindore Shqiperia ka kaluar neper transformime te jashtezakoneshme politike institucionale e social-ekonomike. Procesi i integrimit euro-atlantik ka qene forca levizese e shume reformave strukturore te ndermarra fale edhe ndihmes se pacmuar te partnereve tane nderkombetar e ne vecanti te SH.B.A te cilet kane kontribuar rrenjesisht ne demokratizimin e vazhdueshem te vendeve tona perfshire dhe Shqiperine u shpreh ministri i Ekonomise.
Sipas tij qysh prej vitit 2000 Shqiperia ka njohur rritje ekonomike me ritmet me te larta ne Europen Juglindore me nje mesatare prej rreth 6 ne vit e cila ne vitin 2008 kulmoi ne 8.
Ai shtoi se ne vitin 2009 edhe pse e gjithe bota ishte ne ethet e krizes financiare-ekonomike Shqiperia arriti te kishte rritjen ekonomike te GDP-se me te larte ne Europe me rreth 3.3.
Naco tha se Shqiperia e kaloi me sukses stuhine e krizes ekonomike globale kryesisht fale stimulit fiskal te qeverise ne drejtim te investimeve dhe mbeshtetjes se biznesit vendas dhe te huaj sigurimit te nje sistemi bankar te shendoshe mbikqyrjes bankare rigoroze dhe praktikave te kujdeseshme te kreditimit.
Me tej ministri shtoi se Qeveria Shqiptare qe nga viti 2005 ka pergjysmuar taksat per bizneset e vogla dhe ka ulur taksen e korporatave dhe te ardhurave personale nga 25 ne 10 pra duke aplikuar regjimin e takses se sheshte prej 10 dhe keshtu eshte kualifikuar si nje nga vendet me taksat me te uleta ne Europe.
Ne fjalen e tij ne samitin e Baltimores ministri i Ekonomise tha se vetem ne pak vite Shqiperia ka transformuar dhe modernizuar infrastrukturen rrugore nga Veriu ne Jug duke vijuar me tej edhe me rrugen e kombit Durres-Kukes ku ai e komentoi si nje mundesi te madhe per shkembimet tregtare.
Raporti i Bankes Boterore Doing Business per vitin 2008 e renditi Shqiperine ne vendin e dyte ne bote persa i perket reformave ne permisim te klimes se biznesit dhe mbrojtjen e interesave te investitoreve te huaj. Investimet e huaja direkte gjate kesaj dekade jane rritur vazhdimisht dhe kane arritur ne rreth 9 te GDP-se ne vitin 2010 pra ne rreth 1 miliard deklaroi Naco.
Nderkaq ministri theksoi se prezenca e biznesit amerikan ne Ballkan dhe ne Shqiperi akoma nuk ka arritur potencialin e saj pasi potencialet dhe oportunitetet e investimeve amerikane ne Shqiperi jane shume te medha.
Ai theksoi edhe njehere se ndertimi i autostrades Durres-Kukes mbetet nje histori suksesi e cila duhet te pasohet jo vetem ne projekte infrastrukture por edhe ne fusha te tjera.
Nder te tjera ministri i Ekonomise permendi edhe potencialet energjetike te pashfrytezuara plotesisht sidomos ne hidrocentrale ku sipas tij prezenca e investitoreve amerikane do te ishte nje vlere e shtuar per ta shnderruar Shqiperine ne nje fuqi energjetike ne rajon.
Edhe turizmi sipas Nacos eshte nje mundesi shume e mire kjo sipas historise unike qe ka vendi yne ne rajon.
Benefitet reciproke qe kane ardhur si pasoje e investimit ne frymen e Partneritetit Trans-atlantik mbeten te prekshme. Ka ardhur koha qe keto benefite te promovohen me teper dhe besoj se ky samit do ti sherbej me se miri ketij qellimi me pjesemarjen e krereve te shtetit ministrave dhe personaliteteve nga rajoni per te diskutuar rreth sektoreve potencial ekonomik si energjia transporti infrastruktura etj mbylli fjalen e tij ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Nasip Naco.
Ne kete samit ishin te pranishem krere te shteteve ministrave dhe personaliteteve nga rajoni ku u diskutua rreth sektoreve potencial ekonomik si energjia transporti infrastruktura etj me teme Partneriteti Transatlantik Rizgjimi i Marredhenieve SH.B.A- Ballkani Perendimor.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeZyrtare CEZ nuk do te kete me monopol shitjen e energjise per shqiptaretMETE Naco Kontroll shoqerive e stacioneve te tregtimit te hidrokarbureveRusia dhe Kina Jo sulmeve mbi LibiSkandali i karburantit METE pezullon licencen e Albania Airlines 038 Jet Fuel SupplyAshton NATO te imponoje bllokade ajrore ndaj Libise dhuna te nderpritet menjehere LidhjeBaltimore kriza financiare Nasip Naco Partneriteti Transatlantik rruga Durres-Kukes samit turizimi