Rritet besimi në ndërtim
23/03/2011 Tremujori i parë i 2011-ës, pritet një rritje e lehtë për çmimet e tyre të prodhimit
Faktor kryesor rritja e lejeve të ndërtimit, sinjale për gjallërimin e investimeve
Sektori i ndërtimit ka rritur besimin për gjallërimin e investimeve në tremujorin e parë të këtij viti. Faktor kryesor është rritja e numrit të lejeve të ndërtimit të dhëna që nga fundi i vitit të kaluar. Në vrojtimin e fundit të Bankës së Shqipërisë, vetë anketat e zhvilluara me bizneset në këtë sektor kanë treguar se pritjet e tyre për ecurinë e ekonomisë në përgjithësi dhe për gjendjen e përgjithshme ekonomike të tyre janë pozitive. “Prodhimi në sektorin e ndërtimit pritet të rritet në tremujorin e parë, në linjë me një kërkesë të pritur në rritje. Një prirje e lehtë rritëse pritet të vijojë për çmimet e tyre të prodhimit”, - thekson analiza e ekspertëve të Bankës së Shqipërisë. Kështu, treguesi i besimit të ndërtimit u rrit me 7.3 pikë përqindjeje në tremujorin e fundit të vitit 2010, si rezultat i përmirësimit të tre balancave, kërkesës, prodhimit dhe punësimit.
Lejet e ndërtimit
Lejet e ndërtimit, të cilat zakonisht paraprijnë investimet në banesa me disa muaj, janë rritur me 57.8 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2010. Ky fakt sugjeron një prospekt më të përmirësuar të investimeve për muajt në vijim. Lejet e ndërtimit të miratuara për banesa banimi dhe inxhinierike, shënuan rënie të thellë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2010. Ndërsa, në tremujorin e tretë të vitit 2010 rritja e tyre me 16.3 për qind sinjalizoi gjallërim të investimeve në tremujorët e ardhshëm. Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, kërkesa për banesa vlerësohet të ketë shfaqur shenja gjallërimi në tremujorin e katërt të vitit 2010 në krahasim me nëntëmujorin e parë, e përafruar nga rritja e kredisë së individëve për qëllim blerje banese. Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues tregojnë se standardet e kredisë dhënë individëve për blerje banese janë lehtësuar gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2010.
Çmimet e shtëpive
Të blesh një shtëpi vijon të jetë një kosto shumë e lartë në krahasim me marrjen e një shtëpie me qira. Ky është përfundimi i analizës së Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës, zhvillimet më të fundit në tregun e banesave tregojnë se çmimet e shitjes së tyre vijojnë të mbeten më të larta krahasuar me marrjen me qira të tyre. Megjithëse ky raport ka shënuar vlera më të ulëta gjatë vitit 2010 në krahasim me vlerat e shënuara në vitin 2009, ai mbetet mbi mesataren e tij afatgjatë. Zhvillimet në çmimet e banesave gjatë vitit 2010 janë ndikuar nga frenimi i kërkesës në një shkallë më të lartë sesa kontraktimi i ofertës për banesa. Nga ana e ofertës, tregues të tërthortë sasiorë dhe cilësorë nga vrojtimet tregojnë për kontraktim të prodhimit dhe të investimeve në sektorin e ndërtimit të banesave. Indeksi i çmimit të banesave ka ndjekur një prirje të theksuar rënëse gjatë vitit 2010. Ndryshimi nominal vjetor i indeksit të çmimit të banesave është -1.6% në tremujorin e katërt të vitit 2010. Në të kundërt, indeksi i qirasë së banesave është karakterizuar nga norma pozitive rritjeje gjatë vitit 2010. Pasi u rrit me 11 dhe 3.2% përkatësisht në gjashtëmujorin e parë dhe në tremujorin e tretë të vitit 2010, indeksi i qirasë u rrit me 13.9% në tremujorin e fundit të vitit 2010. Rritja reale vjetore është më pak e theksuar, i rregulluar për inflacionin indeksi i qirasë u rrit me 10.3%.