Nadal: Mos e eliminoni Realin

Ylli i tenisit, Rafael Nadal, ka deklaruar se Real Madridi nuk ka nevojë për ndonjë mrekulli për të përmbysur rezultatin e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.
Nadal është një fans i madh i Real Madridit dhe një mik i mirë me kapitenin Iker Casillas.
“Sigurisht se do ta ndjek ndeshjen. Jam një fans i futbollit së pari dhe për më tepër dhe është e qartë se kjo ndeshje nuk është humbur. Shanset tona? Nuk mendoj se duhet të ndodhë ndonjë mrekulli që Madrid të fitojë”, ka thënë Nadal.