E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP, Pedroza triumfon në pistën e Portugalisë

Dani Pedroza ka triumfuar në Çmimin e Madh të Portugalisë në Moto Grand Pri, duke lënë pas liderin e kampionatit botëror Horge Lorenco. Piloti spanjoll i Hondës ka bërë surprizën e madhe mbi pistën e Estorilit, ku ishte sërish Lorenco që po dominonte.

Edhe pse vuante nga një dëmtim në shpatull, Pedroza mori kryesimin e garës 4 xhiro para fundit, duke marrë fitoren e parë për vitin 2011 dhe të parën për të në Portugali. Vendi i tretë i ka takuar Kejsi Stoner me Hondën, që ka lënë pas italianin Andrea Doviciozo. Ky i fundit i ka vjedhur vendin e katërt bashkëpatriotit Valentino Rosi, pasi të dy këta pilotë e kaluan vijën e finishit krah për krah.

Por, Doviciozo ka qenë 2 të qindtat e sekondës përpara “Doktorit”. Pas kësaj gare, Botërori i Moto Grand Pri vazhdon të kryesohet nga Horge Lorenco me 65 pikë, i ndjekur nga Pedroza me 61 dhe Kejsi Stoner me 41. Ndërkohë, Valentino Rosi mban vendin e katërt me 31 pikë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›