E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nadal fiton turneun e cmimit te madh US OPEN

Rafael Nadal është tenisti më i mirë në botë për momentin.
Spanjolli fitoi turneun e Çmimit të Madh US Open në Nju Jork, duke mundur në finale Novak Gjokoviçin me rezultatin 3-1.
Suksesi kërkoi 3 orë e 21 minuta dhe ishte pak më i lehtë sesa mendohej për numrin 2 të botës.
Setet përfunduan 6-2, 3-6, 6-4, 6-1.
Secili tenist fitoi nga një set, ndërsa i treti ishte tepër i fortë dhe u duk se serbi do të triumfonte.
Por, Nadal ia doli të përmbyste rezultatin. Në setin e fundit, spanjolli pati epërsi të plotë, ndërsa Gjokoviç ndjeu lodhjen e gjysmëfinales 5-orëshe ndaj Vavrinkës.
Nadal ka tani 13 turne të Çmimit të Madh të fituara në karrierë, duke qenë vetëm 1 turne larg Pit Samprasit, ndërsa në vend të parë është Rozher Federer me 17.
Kjo ishte finalja e tretë mes tyre në Nju Jork, Nadal kishte fituar në 2010 dhe Gjokoviç në 2011.
Dy tenistët kanë luajtur 38 ndeshje me njëri-tjetrin, duke vendosur një rekord të ri në tenisin botëror që nga fillimi i epokës së turneve të hapur në vitin 1968. Nadal kryeson 22-15.
Gjokoviç gjithsesi do ta ruajë numrin 1 të botës edhe pas kësaj finaleje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›