Raikonen eshte shume prane kalimit tek Ferrari

Kimi Raikonen është shumë pranë firmosjes së pilot i Ferrarit për sezonin e ardhshëm.
Madje, burime nga Ferrari bëjnë me dije se marrëveshja mund të jetë përpiluar pikërisht dje.
Finlandezi 33-vjeçar do të rikthehet tek skuadra me të cilën doli kampion i botës më 2007.
Bashkë me Fernando Alonson, kampion i botës në vitet 2005 e 2006, ai do të formojë dyshen më të fortë në Formula 1 edicionin e ardhshëm.
Kjo do të thotë se braziliani Felipe Masa do të largohet nga “kokëkuqja” pas 8 vitesh aty.
Tek skuadra italiane u menduan gjatë nëse duhej të merrnin Raikonenin, Hulkenbergun e Zauberit apo të mbanin Masën dhe vendosën për zgjedhjen e parë.
Së fundi, kjo lëvizje u miratua nga presidenti Luka di Montezemolo.