Pique: Barcelona ishte “skllave” e tiki-takas

Gerard Pique ka thënë se Barcelona ishte bërë e parashikueshme nën drejtimin e Pep Guardiolas dhe Tito Vilanovas, por ka insistuar se me ardhjen e trajneri të ri, Gerardo Martino, sistemi i lojës ka ndryshuar.
Mbrojtësi spanjoll ka bërë të ditur se “Blaugrana” nuk kishte alternativa të tjera, përveç zotërimit të topit, por mendon se trajneri i ri do t`i ndihmojë ekipit që të ringjallen dhe t`u jap atyre planin B.“Shumë vite me radhë kishim trajner vendas, së pari Pepin, pastaj Titon”, ka thënë 26 vjeçari për “La Gazzetta dello Sport”.“Ne tentonim që të luanim përmes zotërimit më të madh të topit, por në një pikë ne u bëmë skllav të filozofisë tonë”, ka shtuar Pique.
“Tani kemi Tatan si trajner, i cili ka të njëjtën filozofi të lojës, por gjithashtu ka alternativa të tjera dhe për mendimin tim, kjo është një gjë pozitive”, ka thënë Pique.
“Nëse jeni nën presion, atëherë nuk është problem që të luash me topa të gjatë. Kjo ju jep mundësi që të pushoni pak gjatë ndeshjes dhe të merrni oksigjen”, ka shtuar qendërmbrojtësi i Barcelonës./indeksonline/