Thomas Bach, është presidenti i ri i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Votimi për udhëheqësin e ri të KON-it është mbajtur të martën, ndërsa presidenti i nëntë me radhë që zgjedhet në krye të organizatës që ekziston që 119 vjet është gjermani Thomas Bach.
Kryetari i ri i Komitetit Olimpik Gjerman,Thomas Bach është ish kampion olimpik në skermë nga viti 1976 (Montreal),ndërsa një vit më vonë e fitoi titullin e kampionit botëror. Kështu Bach në krye të KON-it, do të zëvendësojë belgun Jacques Rogge i cili në krye të lëvizjes olimpike ishte që nga viti 2001.
Për postin e kryetarit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar,konkuruan ukrainasi Sergej Bubka, portorikanasi Richard Carrion, Ser Miang Ng nga Singapori, Denis Oswald nga Zvicra si dhe C.K. Wu. No, nga Tajvani. Bach do të jetë presidenti i nëntë në 119 vjet egzistenë të kësaj lëvizje olimpike. I vetmi jo evropian që ka qenë në krye të KON-it,ishte amerikani Avery Brundage, i cili këtë detyrë e ushtroi prej vitit 1952 deri në vitin 1972./indeksonline/