Nafta, 129.5 dollarë për fuçi
Vazhdon të rritet me hapa galopantë çmimi i naftës në tregun botëror. Sot bursat botërore shënuan vlerën e 129.5 dollarë për fuçi. Ari i zi po arrin shifra rekordesh të rritjes së çmimit. Ndërkohë që po të krahasohet me një vit më parë çmimi aktual i naftës është dyfish më i lartë. Ndërsa ekspertët deklarojnë se ajo që ka ndikuar në rritjen e çmimit ka qenë kërkesa gjithmonë e në rritje për arin e zi. Por gjithashtu edhe rënia e vlerës së dollarit në bursat botërore është një tjetër arsye kryesore për rritjen e çmimit të naftës.