E Diel, 1 Nëntor 2026

40 fëmijë në spital, dyshohet për epidemi

 

URA VAJGURORE- Rreth 40 pacientë nga Ura Vajgurore janë shtruar në spital pasi kishin çrregullime me aparatin tretës, diarre, dhimbje barku dhe humbje rezistence. Këto simptoma janë shfaqur te fëmijët e vegjël nga mosha 1 deri në 6 vjeç. Autoritetet e shëndetësisë dyshojnë për përhapjen e ndonjë epidemie, ku mendohet se burimi i infeksionit është uji i pijshëm. Ndërkohë që mjekët e spitalit kanë treguar se një dyndje e tillë është parë vetëm nga viti 1994, ku pati raste të shfaqjes së sëmundjes së kolerës. Megjithatë jana marrë kampionë gjaku nga të sëmurët dhe janë dërguar në Tiranë, për t’u analizuar nga laboratorë më të specializuar, për të përcaktuar llojin e virusit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›