E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident automobilistik, vdes një 67-vjeçar

 

FIER- I përplasur nga një automjet i tipit benz, ende i paidentifikuar drejtuesi në timon, 67-vjeçari Bajram Balla ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori” në Fier. Aksidenti ka ndodhur në këtë mënyrë siç bëhet e ditur nga policia, Bajram Balla po udhëtontë me motoçikletë në krahun e kundërt me automjetin. Kur ai e ka përplasur duke e lënë të plagosur. Autori i aksidentit është larguar pa i dhënë mundësinë policisë që ta identifikonte. I plagosuri Balla është shoqëruar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka vdekur gjatë rrugës. Policia po heton për zbardhjen deri në fund të kësaj çështjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›