Nafta Virgin PS shmang akuzat e Ministrise se Ffinancave
Partia Socialiste hesht pas akuzave te bera nga zevendesministri i Financave Alfred Rushaj lidhur me abuzimin me naften Virgin. Rushaj deklaroi dy dite me pare se qeveria ka marre nje sere masash kunder tregtimit ne vend te naftes Virgin dhe pas ketyre masave mijera tone nafte jane ne magazinat e subjekteve qe kane lidhje me kupolen roze. Jane pikerisht keto masa qe kane bere qe mijera tone nafte Virgin te jene te bllokuara sot neper magazina subjektesh qe drejtohen direkt nga kupola me e larte e Partise Socialiste - tha dje Rushaj. PS nuk ka kthyer asnje pergjigje per keto akuza ndersa ka deklaruar serish se qeveria aktuale eshte perfituesja e vetme nga kontrabanda e naftes. Sot jane ne pranga nje pjese e atyre qe benin transportimin dhe tregtimin e llumit qe shitej per nafte te cilesise se pare nderkohe qe ata qe e mundesonin kete grabitje dhe u hapnin shtigjet kesaj kontrabande jane ne tryezen e qeverise - deklaroi dje deputeti socialist Taulant Balla. Ligjvenesi socialist renditi nje sere te dhenash qe sipas tij faktojne me se miri lidhjet e qeverise me abuzuesit e vertete me naften Virgin.