Amnistia Berisha Bonus per biznesin opozita ta mbeshtese
Kryeministri Sali Berisha solli dje ne vemendje amnistine qe qeveria do te beje per biznesin duke nenvizuar se ne kete rast i jepet mbeshtetje biznesit.Berisha u ndal ne shpalljen e amnistise fiskale nga qeveria ku i ftoi te gjitha forcat politike te rikonsiderojne qendrimin e tyre dhe te mbeshtesin amnistine. Kam shume kenaqesi qe do te behet nje amnisti e thelle per biznesmenet shqiptare. Jam i vendosur te mbeshtesim biznesin. Ne jemi te vendosur per amnistine e biznesmeneve. Ky eshte nje bonus per kontributin e biznesit ne jeten e vendit. Kjo amnisti do te gjeneroje jo vetem para por per mua kjo amnisti do te gjeneroje energji te fuqishme tek biznesmeni i Elbasanit dhe i gjithe Shqiperise. Nga amnistia do te rriten investimet do te punesohen me shume njerez - theksoi Kryeministri Sali Berisha. Ai nenvizoi faktin se autostrada Tirane - Elbasan fuqizon tregun e Shqiperise duke krijuar nje treg te fuqishem ne Shqiperi dhe rajon dhe se favorizon gjithe zonat perreth Elbasanit. Ne vijim te vizites se tij ne qytetin e Elbasanit Kryeministri Berisha ishte i pranishem edhe ne perurimin e fillimit te punimeve per ndertimin e qendres tregtare ORTI. Qendra tregtare me siperfaqe ndertimi 5900 metra katrore eshte nje investim privat me vlere 2 milione euro. Duke i pergezuar drejtuesit e kompanise ORTI per kete investim Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria nuk do te nderprese perpjekjet e saj te vazhdueshme per te bere Shqiperine vendin me klimen me te mire te biznesit dhe te investimeve. Une dua tju garantoj ju qeveria do te beje gjithcka per te lehtesuar per te mbeshtetur per te kontribuar ne suksesin tuaj te biznesmeneve te Elbasanit dhe mbare Shqiperise. Kjo qender e madhe tregtare qe sic rame dakord do ta inaugurojme duke qene klient i pare i saj ne Diten e Veres se ardhshme perben nje zhvillim te madh dhe te rendesishem per prodhuesit e mrekullueshem te ketij qyteti. Une vij ketu nga Panairi i Dites se Veres dhe mbeta shume i impresionuar nga cilesia shumellojshmeria e prodhimeve te ketij qyteti - deklaroi z. Berisha.