Vota e emigranteve KQZ pakt me agjencite turistike

Bashkepunim me agjencite turistike dhe pikat kufitare. Ligjet diskutojne neser raportin vjetor te KQZ-se
Shtetasit shqiptare qe banojne jane vendit jane ne vemendjen e vecante te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per sa i perket votimit te tyre me 8 maj. Gjate miratimit te strategjise te edukimit te votuesve KQZ ka parashikuar norma te vecanta per emigrante ne menyre qe te siguroje informimin e mjaftueshem te tyre per sa i perket zgjedhjeve te 8 majit por dhe procedures se plote te votimit per to. Kjo strategji parashikon fletepalosje broshura por dhe bashkepunim te ngushte me agjencite turistike si dhe pikat doganore ne menyre qe cdo emigrant qe hyn e del te informohet per kete proces. Strategjia per zgjedhjet e 8 majit eshte pjese e raportit vjetor qe KQZ paraqet nesh ne Komisionin e Ligjeve.
Strategjia
Per shtetasit shqiptar qe banojne jashte vendit eshte parashikuar qe te prodhohen dhe me pas te transmetohen ne televizionet satelitore spote informuese per zgjedhjet. Gjithashtu eshte parashikuar qe te shperndahen fletepalosje nepermjet shtypit te shkruar qe shkon ne keto vende. Vec kesaj do te synohet te bashkepunojme me agjencite turistike per te transmetuare tek keta shtetas informacione qe kane te bejne me zgj3hdjet ne Shqiperi - parashikohet ne strategjine e edukimit te shtetasve shqiptare qe banojne jashte vendit. KQZ informon gjithashtu se nje rendesi te vecante do ti jepet informimit te zgjedhesve nepermjet internetit duke publikuar ne faqe te ndryshme informacionet me te nevojshme per zgjedhjet ne Shqiperi. Nderkohe qe ne cdo pike kufitare tokesore nje tabele e madhe do te sqaroje per dokumentacionin e nevojshem qe duhet te kete cdo shtetas per votim por dhe menyren e votimit. Keto informacione utilitare do te jene dhe ne nje broshure e cila do te shoqeroje pasaporten e shtetasve pasi ata e dorezojne ne pikat kufitare per te ndjekur procedurat normale per cdo rast. Ne kuader te kesaj strategjie me ndihmen e UNIFEM-it po punohet qe te sensibilizohen zgjedhesit ne zona te caktuara per te shmangur apo minimizuar votimin familjar dukuri e cila ka qene vazhdimisht fenomen shqetesues ne proceset zgjedhore. Po ne kete kuader do te garantohen dhe projekte per te nxitur pjesemarrjen e gruas ne organet e zgjedhura te qeverisjes vendore. Strategjia e plote e zgjedhjeve vendore te 8 majit po ashtu dhe puna e bere ne nje vit nga KQZ jane pjese e raportit vjetor qe ky organ do te paraqese neser ne Komisionin e Ligjeve. Sot ligjvenesit socialiste e demokrate ne kete komision dot e njihen me raportin e Avokatit te Popullit per punen njevjecare te tij ndersa diten e merkure ne Komisionin e ligjeve raporton Komisioni i Sherbimit Civil.