E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, Wollfarth: Pika kyce, konkurenca e drejtë mes partive

TIRANE-Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth deklaroi sot se tryeza e mbledhur nga partitë politike për zgjedhjet e 8 majit është pika më e rëndësishme e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, pasi kjo shpreh vullnetin e mirë mes partive.
I pranishem ne tryezen e partive ai u shpreh se vullneti i mirë për t`u mbledhur në këtë tryezë nuk është faza përfundimtare, por pika kyçe mbetet konkurenca e drejtë mes partive politike në zgjedhet vendore të 8 Majit.
“Vihet re një vullnet i mirë që rritet nga partitë politike. Të qënit të pranishëm këtu nëse do pranonit shprehjen e vullnetit të mirë, do ishte plotësisht nën rekomandimet e OSBE-ODIHR, gjithashtu, por vetëm vullneti i mirë gjithashtu nuk është faza përfundimtare e zgjedhjeve. Një konkurencë e drejtë është pika ku duhet të fillojmë”.
Ambadori i OSBE theksoi se në tryezën e sotme u vunë re shumë probleme që i takojnë zgjedhjeve të kaluara, duke këshilluar që këto probleme të zgjidhen në kohën e duhur.
“Por, gjithashtu shoh këtu që këtu adresohen probleme që kanë lidhje me të kaluarën dhe këto të shqyrtohen dhe me to të merremi në kohën e duhur. Ju takon juve të bëni se cfare duhet bërë deri para 8 Majit, dhe gjëja me rë rëndësishme që une pres dhe do ndodhe besoj, është një reformë për kodin zgjedhor dhe unë besoj se do ndodhë”.

Wollfarth këshilloi që termi mosndëshkueshmëria, që në zgjedhjet e kaluara janë përdorur së tepërmi, në të ardhmen të minimizohet dhe përdoren sa më pak, kjo fjalë.
Ambasadori apeloi që tryeza sot të kurorëzohet me firmosjen e një dokumenti që do tu shërbente shqiptarëve.

“Kjo tryezë u mblodh sot dhe në frymën e rekomandimeve të OSBE-ODHIR dhe do të doja të finalizohej me firmosjen e një dokumenti më të mirin për shqiptarë dhe e shoh dhe si një ftesë për ato palë që nuk ishin të pranishme sot në këtë tryezë”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›