E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Misioni OSBE/ODIHR: Do jemi objektivë

TIRANE- Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR bëri sot prezantimin e tij të para medias, në kuadër të 8 javëve qëndrim në Tiranë për të monitoruar procesin zgjedhor të 8 majit. OSBE / ODHIR do të ketë 39 vëzhgues afatgjatë të cilët tashmë kanë nisur punën që prej ditës së djeshme kur mbërritën në Tiranë. Ndërsa 400 vëzhgues afat shkurtër do të mbërrijnë më 8 maj për të vëzhguar procesin e votimit si dhe tërë procesin e numërimit.

Shefi i këtij misioni Jonathan Mc Naught Stonestreet bëri sot në mesditë një prezantim të punës gjatë këtyre 8 javëve të qëndrimit në Shqipëri, ku në qendër të vëmendjes do të jetë procesi zgjedhor, administrata zgjedhore si dhe monitorimi i medias.

Në axhendën e misionit të vëzhguesve afatgjatë është takimi me përfaqësues të qeverisë qëndrore, të pushteteve vendore në 384 njësitë e qeverive vendore si dhe takime me liderët politik, komunitetin ndërkombëtar këtu në Tiranë, si dhe përfaqësues të medias. Gjithashtu ata do të hartojnë dy raporte të parakohshme të cilat do të botohen në faqen zyrtare të OSBE para 8 majit si dhe një raport përfundimtar pas zgjedhjeve vendore.

“Nuk kemi inters për asnjë faktor politik por jemi shumë të interesuar për rezultatet e zgjedhjeve të cilat duhet të jenë të ndershme.” Nënvizoi zoti Stonestreet.
Ajo cka vëzhguesit afatgjatë do monitorojnë, dhe do kenë në qendër të vëmendjes së tyre janë dhe se sa partitë do të zbatojnë rekomandimet që OSBE-bëri pas zgjedhjeve parlamentare të 2009, si dhe sjelljet politike, bashkëveprimin ndërmjet tyre.

“Shpresojmë se mosmarrëveshjet të mos kenë ndikim në institucione “- nënvizoi shefi i misionit të vëzhguesve duke shtuar se “Ata ( partitë) duhet te mos përdorin detyrat që kanë për zgjedhjet”

Në qendër të vëmendjes do jetë dhe administrata zgjedhore, zbatimi i ligjit nga ana e saj, mbulimi i procesit zgjedhor nga media elektronike.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›