E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet godasin HimarenBanoret Qyteti ne gjunje

Te tjera rreth shkrimit FOTO Reshjet e dy diteve te fundit ne Himare kane permbytur shtepi e biznese ndersa lagja Stefanel ka mbetur pa uje te pijshem. Ne Pilur rruga qe e lidh ate me pjesen tjeter te zones eshte bllokuar nga rreshqitjet e tokes. Tridhjete krere bagti e imet jane rrembyer nga ujrat qe kane zbritur pergjate shpateve te malit. Ne Himare qytet pjesa e brendeshme sidomos ne Potam eshte permbytur pasi shtrati i perrenjve eshte ngushtuar nga ndertimet pa kriter.

Ne kete zone jane shtate shtepi ne te cilat uji ka kapur lartesine nje meter ne brendesi te kateve te para. Ne Vuno nje ciklon me diameter afersisht 10 metra qe vinte nga deti ne drejtim te plazhit te Jalit ka ngjitur kodren dhe kur ka kaluar ne fushen e ullinjve te fshatit ka thyer mbi tridhjete rrenje shekullore dhe ka flakur tej catine e nje punishteje te vajit te ullirit.

Viron Zoto nenkryetar i bashkise se Himares ndersa rendit demet thote se bashkia po nderhyn ne pastrimin e shtreterve te perrenjve te zones dhe se i eshte drejtuar prefektures se Vlores per ndihme finaciare. Ne krahun tjeter banoret akuzojne bashkine dhe privatet qe kane ngushtuar shtreterit e perrenjve dhe mbyllur pusetat duke shtuar rrezikun per banesat e te tjerve. Roza Gjoka banore ne Potam thote se ne 50 vite nuk eshte permbytur asnjehere dhe se askush nuk ka pastruar shtreterit e perrenjve sic behej me pare. E kam gdhire mbreme duke pergjuar ujin. Per te merkuren moti parashihet me diell ndersa ditet ne vazhdim nuk sjellin lajme te mira pasi shiu do jete serish i pranishem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›