E Diel, 1 Nëntor 2026

TAP perfundon raundii dyte i negociatave

Perfundon edhe raundi i dyte i negociatave ndermjet Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes METE dhe TAP Trans Adriatik Pipeline AG mbi projektin e gazsjellesit TAP. Negociatat u zhvilluan ne Tirane.

Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Nasip Naco beri te ditur se si konsulent per projektin e gazsjellesit u perzgjodh kompania Roland Berger

Ju njoftojme me kenaqesi se sot perfundoi raundi i dyte i negociatave me gazsjellesin TAP. Shqiperia eshte duke bere maksimumin per realizimin e ketij projekti. Investimi ne Shqiperi arrin ne 1 miliard euro u shpreh Naco.

Gazsjellesi Trans Adriatik Pipeline AG
Projekti i TAP parashikon qe gazsjellesi do te transportoje gaz nga rajoni i Kaspikut permes Greqise dhe Shqiperise neper detin Adriatik drejt jugut te Italise e me tej ne Europen perendimore.

Linja eshte 520 kilometra e gjate dhe kostoja e ndertimit parashikohet te jete 1.5 miliarde euro dhe mund behet realitet ne vitin 2017.

Projekti u anoncua ne vitin 2003 nga kompania zvicerane e energjise EGL ndersa studimi i fisibilitetit per projektin ka perfunduar ne vitin 2006. Studimi nxori dy variante. I pari pershkruante rrugen ndermjet Bullgarise Maqedonise dhe Shqiperise per te perfunduar ne Itali dhe i dyti ndermjet Greqise dhe Shqiperise. I cilesuar si Korridori i gazit TAP vjen si nje burim i ri furnizimi gazi per Evropen nga Lindja Mesme duke ulur ndjeshem varesine nga Rusia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›