E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ton de Leeuw”, muzikë të filozofisë lindore

“A nuk ju ngjajnë kompozicionet e të rinjve të talentuar si ballon transparente ngarkuar me ëndrra dhe shpresa të reja, që ngrihen nga toka të reja drejt qiejve të rinj, ndërsa me sy drejt tyre i sodisim me dashuri...”.

Një kompeticion, ku mes shumë veprave ardhur nga Evropa, Amerika, Azia e Australia; juria e përbërë nga profesor doktor Sokol Shupo kryetar, Rokus De Groot (Holandë), Shpëtim Kushta anëtar, përzgjodhi veprat e kompozitorëve nga Italia, Shqipëria, Austria, Malajzia, Greqia, Koreja e Jugut, Letonia, Qipro, Ansambli “Concurs Ton De Leeuw”, nën baketën e të mirënjohurit Alqi Lepuri, synon me këtë eveniment ndërkombëtar kompozicioni, t’i japim çdo vit një klorofil të re peizazhit të muzikës në Shqipëri e botë.

Në vazhdën e kontributeve që jep Shqipëria në muzikën evropiane, më datë 24, 25, 26 nëntor 2008, sjell një kontribut të ri. Edicionin e dytë të të parit e të vetmit konkurs ndërkombëtar për kompozitorë të rinj, që mban emrin e personalitetit të madh të kulturës holandeze e asaj botërore, Ton de Leeuw.

Shoqata “Aelfior”, organizatore e konkursit me mbështetjen e çmuar të fondacionit “Klaus Fund” – Holandë, Ministrisë së Kulturës, Ambasadës Holandeze në Tiranë, Akademisë së Arteve, synon që nëpërmjet këtij edicioni ndërkombëtar në fushën e kompozicionit kontemporan, nëpërmjet ideve të reja që sjellin kompozitorët e rinj, t’i japin klorofilin peizazhit të muzikës kontemporane, një progres të ri nga njëri vit në tjetrin. Është një ambicion i natyrshëm që Tiranën ta shndërrojë në një kryeqytet me kontribute të reja, që pasurojnë panoramën e kulturës evropiane. “Aelfior” nëpërmjet këtij konkursi ndërkombëtar i jep botës muzikore 12 vepra të reja të kompozitorëve të rinj nga Italia, Malajzia, Greqia, Letonia, Qiproja, Koreja e Jugut, Austria dhe Shqipëria.

Juria e përbërë nga Prof/ Dr. Sokol Shupo, kryetar (Albania), Prof. Dr. Rokus De Groot, anëtar (Holandë), Prof. Dr Shpëtim Kushta, anëtar (Albania), përzgjodhi midis shumë veprave të ardhura nga Amerika, Evropa, Azia, Australia, 12 veprat më të mira, të cilat do të luhen: gjashtë vepra më datë 24 nëntor, gjashtë vepra më 25 nëntor, gjashtë veprat më të mira e midis tyre dhe katër çmimet më datë 26 të këtij muaji.

Nëse do të motivonim arsyet përse e emërtuam me emrin e Ton De Leeuw këtë konkurs, ato janë të shumta:

Ton de Leeuw, si drejtor artistik e profesor i muzikës kontemporane në konservatorin superior të Amsterdamit, në atë të Kalifornisë, një ish-nxënës i Olivier Messiaen, laureant i mjaft çmimeve, drejtues e lektor në mjaft workshop-e e konferenca internacionale në katër kontinente, i cili pas viteve ‘90 nëpërmjet kontakteve me kompozitorët promotorë të muzikës së re në Shqipëri, dha kontribute edhe në progresin e muzikës shqiptare. Ton de Leeuw në diafragmën e muzikës së tij thith oksigjen nga hapësira tepër të mëdha gjeografike. Ai me moton “prapa tek burimet” koncentron në palcën e muzikës së tij një filozofi lindore me vlera të lashta e fondamentale, gjen në të ligjet e balancës e unitetit, gjen në rrënjët e lashta të modalitetit vlera fondamentale, të cilat duke i gërshetuar me teknikat kontemporane perëndimore, i sjell botës muzikore të ditëve të sotme, frute të reja të një gjuhe të “pafolur” më parë.

Të krijosh një eveniment kulturor me një cilësi të lartë si ky konkurs, kompozicioni është imazhi i një jete artistike aktuale, i një qyteti, një vendi, imazhi i emancipimit kulturor të shoqërisë, i vlerave të qëndrueshme që i lëmë të sotmes e të nesërmes. 12 veprat do të ekzekutohen nga Ansambli “Concour Ton De Leeuw”, nën baketën mjeshtërore të Alqi Lepuri, një artist i merituar. Ansambli i muzikës kontemporane “Concour Ton De Leeuw” i sapokrijuar në tetor 2008, i përbërë nga instrumentistë të kualiteteve të larta, ka në formacionin e tij Suela Picirin, spalën e orkestrës së TOB, zv.rektorin e Akademisë së Arteve, violinistin Arben Llozi, koncertistët e talentuar, Merita Rexha e Pjetër Guralumi, Spartak Sinamati, spalën e orkestrës së RTSH dhe spalën e violave, flautin e parë të TOB, Orch, klarinetistin Bashkim Barbullushi, violonçelistët me perspektivë. Ky ansambël në axhendën e tij të përvitshme do të ketë krahas aktiviteteve të tjera, dy aktivitetet më elitare, konkursin ndërkombëtar “Ton de Leeuw” dhe “Spheres and Hemispheres Peçi Festival”, “Contemporary Musik Festival”. Në realizimin e këtij kompeticioni një kontribut të veçantë kanë dhënë të gjithë kompozitorët që dërguan vepra nga katër kontinentet e botës, juria, Fondacioni “Klaus Found”, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ambasada Holandeze dhe veçanërisht ambasadori i këtij institucioni, Akademia e Arteve të Bukura, Ansambli “Concour Ton de Leeuw”, dirigjenti Alqi Lepuri dhe publiku po ashtu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›