Shpejtesia “sketerre” vret dy kusherinjte
Shkoder- Shpejtesia “sketerre” zhyt makinen ne ujerat e lumit Drin, humbin jeten shefi i finances se nje reparti ushtarak ne Tirane dhe studenti i Universitetit te Shkodres. Udhetimi i kusherinjve nga Dibra me destinacion kryeqytetin, eshte nderprere ne mes nga nje tragjedi, per dy te rinjte bashkeqytetare.
Ngjarja sipas policise ka ndodhur rreth ores 03:00 te mengjesit, kur nje mjet eshte pare te dale nga rruga ne vendin e quajtur “Kthesa e Beltojes”, komuna Berdice e Shkodres. Palombaret e RENEA-s nxoren nga ujerat e lumit, pas kater ore kerkimesh dy trupat e pajete te Moisi Karasanit, rreth 40 vjec dhe Fatjon Methasanit, rreth 22 vjec. Shkak i aksidentit dyshohet te jete shpejtesia e madhe, me te cilen drejtonte financieri Karasani, pronari i makines.
Burime zyrtare te policise thane se jane njoftuar nga nje telefonate anonime ne sallen operative dhe menjehere shkuan ne vendngjarje.
Fillimisht nuk ka pasur informacion rreth identitetit te te humburve ne ujerat e lumit Drin, ndersa eshte zbardhur itinerari i udhetimit, Shkoder-Tirane. Rreth ores 08:00 te mengjesit, kane nisur kerkimet edhe nga palombaret, qe lokalizuan mjetin tip Golf, me targa te huaja, PI 588551 dhe dy trupat e pajete. Bashke me makinen eshte nxjerre kufoma e Moisi Karasanit, rreth 40 vjec dhe pas dy oresh trupi i Fatjon Methasanit, te dy banues ne Diber.
Dy viktimat u derguan ne morg, ndersa nga dokumentet qe iu gjeten ne mjet u be edhe identifikimi i tyre. Policia tha se Methasani eshte student stazhier i vitit te dyte ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” te Shkodres.
Ekspertet konkluduan ne faktin se nga shpejtesia e madhe, mjeti gjate devijimit ka rrezuar bordurat mbrojtese dhe perfundoi ne ujerat e Drinit, ndersa perpjekjet per te shpetuar, kane qene te kota pasi vendi ku ka rene makina ka pasur shume thellesi.
Viktimat darkuan ne Shkoder
Sipas deshmive te familjareve, 40 vjecari Karasani ka shkuar per te takuar mbremjen e se martes kusheririn e tij, Fatjon Methasani ne Shkoder. Aty kane darkuar me disa miq te tyre deri ne oret e para te mengjesit te djeshem dhe me pas kane nisur udhetimin per ne kryeqytet. Karasani ishte oficer financier i nje reparti ushtarak ne Tirane, kurse Fatjon Methasani student stazhier i vitit te dyte ne Shkoder. Grupi hetimor dyshon se shkak eshte bere shpejtesia, por nuk perjashtohet edhe ndonje defekt ne makine.
Rudina Llazari