Shperthen granata mes kromit, plagoset minatori i Bulqizes
Bulqize- “Fabrika e vdekjes” ne Bulqize shkakton viktimen e radhes. Minatori Kujtim Miftari eshte plagosur rende nga shperthimi i nje granate qe gjendej ne brendesi te stokut te kromit, qe dyshohet te jete hedhur aty prej trazirave te vitit 1997. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:15 ne vendi e quajtur “Zona e pare”, kur 29 vjecari si per cdo dite kishte shkuar te nxirrte buken e perditshme per te mbajtur familjen e tij te varfer. Banoret e zones, deshmitare te ngjarjes, i treguan policise ne hetimet e saj te para, se Miftari po germonte me nje kazem ne masivin e kromit, kur papritur degjuan nje shperthim te fuqishem qe i ka terrorizuar. “Per pune sekondash pame njeri-tjetrin dhe vume re pak metra me tej nga erdhi zhurma, trupin e shtrire pertoke dhe te pergjakur te Kujtimit”, tregoi nje prej minatoreve qe punon private ne zonen krommbajtese te Bulqizes. Burime policore thane dje per gazeten se ngjarja ka qene aksidentale, ndersa nisen hetimet per te zbuluar nese granata ishte hedhur qellimisht ne masiv apo gjendej aty prej vitesh. Mjeket e spitalit te Dibres ku u dergua fillimisht 29 vjecari, u shprehen se plaget i jane shkaktuar ne trup dhe fytyre nga copat e granates se shperthyer. Koleget kane derguar te demtuarin per ne spital dhe deri ne oret e mbremjes mesohet se Miftari ka qene jashte rrezikut per jeten, por me demtime te renda. Kjo zone eshte e njohur per konfliktet e perseritura me grupeve rivale per zona influence ne Bulqize rreth pronesise se mineralit. Nuk kane munguar as konfliktet me arme, qe mund te kene sjelle hedhjen e mjetit luftarak qellimisht. Burime policore thane se presin permiresimin e gjendjes se Miftarit per ta marre ne pyetje rreth ngjarjes se ndodhur.
A. Ndoja
A. Ndoja