E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Kodi të jetë i standardeve evropiane

Ai theksoi megjithatë, se ky komision në përfundim të punës do të dalë me një Kod të standardeve evropiane. 

"Shpresoj që, ndryshe nga herët e tjera, ky komision t'i përfundojë punët në kohë, sepse janë eksperienca jo fort të këndshme nga e kaluara që, Kodi Zgjedhor miratohet përgjithësisht ditën e fundit. Duke e miratuar në kohë, pastaj palët do ta kenë më të thjeshtë për t’u njohur edhe me infrastrukturën zgjedhore, pasi zgjedhjet nuk janë thjesht për partitë politike, por janë në radhë të parë për popullin", tha Presidenti.

Ai shtoi se komisioni parlamentar duhet të udhëhiqet në punën e tij "jo nga emocionet politike dhe pozicionet partiake, por të dalë me një Kod që do të jetë në standardet evropiane". Deklarata e Presidentit Topi u bë mesditën e sotme, pas një vizite në Panairin e XVIII-të Ndërkombëtar “Klik Ekspo Group” 2011, ku u njoh me produktet e rreth 400 sipërmarrësve nga më shumë se 20 vende të botës. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-30 16:18
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›