E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje sfidon PDK-në me tjetër rezolutë

PRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje deklaroi sot se nuk do ta votojë rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës e cila pritet të votohet sot në Kuvendin e Kosovës për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur, ndërkohë që është bërë e ditur se VV ka bërë gati një rezolutë të re, që do ta sfidojë atë të PDK-së. Lajmi bëhet i ditur nga Telegrafi.

Shpend Ahmeti, nga lëvizja Vetëvendosje theksoi se prapa rezolutës së PDK-së fshihen kompromise të dhimbshme për Kosovën.

Sipas VV-së mbrapa kësaj rezolute, fshihet Ahtisari Plus, gjashtë pikshi i Ban Ki Moonit dhe katër pikshi i presidentit serb, Boris Tadic.
Kjo parti opozitare thotë se është dhe ka qenë gjithmonë pro përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, por jo në këtë formë siç po bën Thaçi duke pranuar, sipas tyre, konsensuse të dhimbshme.

Ndërkaq, sipas anëtarit tjetër të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, me këtë rezolutë nuk po përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë, por po vinë kushtëzime tjera.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›