E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koordinojnë aktivitetet në raste të krizave

Nga Express më 06 prill 2011 në ora 21:00

Drejtuesit nga Ministria e Forcës së Sigurisë dhe Kryqit të Kuq të Kosovës, kanë nënshkruar të mërkurën një memorandum bashkëpunimi, me ç’rast do të organizohen trajnime dhe ligjërata në fushën e vetëdijesimit për rrezikun e minave dhe mjeteve tjera të pashpërthyera.

Në emër të Ministrisë së FSK-së, memorandumin e nënshkroi drejtori i Departamentit Operativ në MFSK, gjeneralmajor Kadri Kastrati kurse në emër Kryqit të Kuq të Kosovës, kryetari i këtij institucioni Xhevat Shkodra.

Nëpërmjet një komunikate për media bëhet e ditur se memorandumi ka për qëllim bashkëpunimin në mes të MFSK-së dhe të KKK-së, në ato fusha që janë me interes të përbashkët, konform mandatit dhe kompetencave ligjore.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur MFSK ja do të organizojnë trajnime dhe ligjërata në fushën e vetëdijesimit për rrezikun e minave dhe mjeteve tjera të pashpërthyera.

Po ashtu, MFSK dhe Kryqi i Kuq i Kosovës do të bashkëpunojnë edhe në koordinimin e aktiviteteve humanitare, në raste të krizave të ndryshme emergjente, në rajon e edhe më gjerë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›