Nafta, rritje çmimi nëse mbyllet ngushtica e Hormuzit
Kërcënimet e Iranit për mbylljen e ngushticës së Hormuzit duket janë të mirëllogaritura, sepse impakti global do të ishte i menjëhershëm. Ekspertët e energjisë thonë se çmimi i naftës do të rritej aq sa brenda pak ditësh, mund të mbërrinte në dyfishim apo edhe më shumë.
Bllokada iraniane ndaj kësaj pike jetike tranziti për më shumë se një të pestën e arit të zi të tregtuar në botë, do të ishte padyshim diçka e realizueshme për Teheranin dhe kapacitetet e tij ushtarake. Por pavarësisht rritjes së tensioneve me perëndimin, përfshirë këtu ndalimin e importeve të naftes bruto nga republika islamike, analistët politike për Lindjen e Mesme mendojnë se ka pak gjasa që Irani t`i vërë në zbatim kërcënimet e tij.
Edhe një mbyllje e pjesshme e ngushticës do të ndikonte menjëherë mbi kuotimin e naftës, duke e rritur çmimin e saj me 50 dollarë për fuçi apo më shumë.