E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, rrëmbehet zyrtari i Kryqit të Kuq

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë të ditur se një punonjës i tij është rrëmbyer në qytetin Kueta, në jugperëndim të Pakistanit.

Autoritetet e këtij organi nuk kanë pranuar të japin emrin apo kombësinë e tij, ndonëse zyrtari lokal i policisë, Nazri Ahmed Kurd, ka thënë së bëhet fjalë për shtetas britanik.

I njëjti burim tha se personi në fjalë është kapur nga sulmues të armatosur, nga makina me të cilën udhëtonte.

Kueta, e cila ndodhet në provincën e Baluçistanit, është strehë e militantëve islamikë dhe e kryengritësve separatistë.

Të dyja grupet, në të kaluarën, kanë kapur një numër zyrtarësh të huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›