Nafta, sërish çmim rekord në treg
TIRANE-çmimi i karburanteve në pikat e pakicës në kryeqytet dje ka arritur në nivele që janë shënuar vetëm kur "ari i zi" ka kapur majat në bursat ndërkombëtare - dy vjet më parë - me 147 dollarë amerikanë fuçia. Mesatarisht, në pikat e tregtimit të karburantit në Tiranë, një litër naftë u shit dje nga 130 deri në 137 lekë, ndërsa një litër benzinë pa plumb arriti në 140 lekë. Për ta konkretizuar shtrenjtimin e këtij malli, mund të bëhet një llogaritje e thjeshtë. Zakonisht, qytetarët e thjeshtë me të ardhura më të pakta, përdorin 1000-lekëshin për të mbushur paksa serbatorin e veturës së tyre. Para pak ditësh, me këto para mund të kishin në dispozicion 7.5 litra benzinë, ndërkohë që me të njëjtën shifër ata mund të blejnë, nga dje, vetëm 7.1 litra. Ose, në 10.000 lekë të reja blerje karburanti ata humbasin tani 4 litra. Kjo rritje e çmimit të karburanteve pritet të shoqërohet me rritjen zinxhir të një serë artikujsh të tjerë të konsumit të gjerë, duke rënduar "shportën" e konsumatorit shqiptar.
Tregjet
Në tregjet kryesore ndërkombëtare, falë rritjes së vlerës së dollarit kohët e fundit është arritur që një fuçi naftë bruto (169 litra, njësia matëse universale), të tregtohet me më pak se 80 dollarë amerikanë. Ndërkohë, shqiptarët, të paktën në këtë pikë nuk janë të favorizuar: leku shqiptar nuk ka përfituar nga luhatjet e vlerës së valutave, duke qenë se ka humbur vazhdimisht terren si ndaj dollarit, ashtu edhe ndaj euros. Megjithatë, kuota të tilla shitjeje në tregun e pakicës janë shënuar vetëm në ato raste kur në tregjet ndërkombëtare vlera e naftës kalonte 140 USD.
Sipas statistikave zyrtare të INSTAT-it, në janar 2010, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 3.4 miliardë lekë. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara vazhdojnë gjithnjë ta zënë nënproduktet e naftës (66.8 për qind). Pavarësisht nga zhvillimi i dukshëm i industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit të naftës në vend vitet e fundit, megjithatë në Shqipëri vazhdon të importohet 2/3 e sasisë së lëndës së lëngshme djegëse që nevojitet. Ndonëse prej kohësh janë vendosur kuota për rezerva të konsiderueshme të grosistëve, kryesisht për të mbrojtur çmimin nga luhatje të fuqishme, me sa duket koniunktura ndërkombëtare do të vazhdojë ta përcaktojë çmimin e pakicës për sa kohë ruhet një raport kaq i madh i importeve ndaj prodhimit në vend.
Kostoja
Rritja e taksës së akcizës, masë që sipas qeverisë u bë për të përafruar taksat me BE-në, ka ndikuar së tepërmi në një rritje të çmimit të karburantin mbi mesataren. Po kështu, edhe penalitetet e gjobat, detyrimet fiskale e teknike të vendosura me reformat e fundit, kanë rritur koston për grosistë e tregtarë të pakicës. Kjo rritje do të gjejë pasqyrim në rritjen e inflacionit gjatë muajit mars.'
(d.b/GSH/BalkanWeb)