E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, maskat grabisin pronaren e një argjendarie

POGRADEC- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit. Pronarja e një argjendarie është grabitur nga persona të maskuar. Duket se dy të maskuarit i kishin ngritur 50-vjecares pritë, teksa dilte nga dyqani i saj.

Menjëherë pasi ka dalë nga dyqani, Hakie Rakipllari është përballur me të shtëna armësh në ajër, që mesa duket hajdutët i kanë përdorur për të frikësuar. Më pas nuk ka qënë e vështirë ti grabisnin 50-vjecares cantën me flori dhe para.

Policia e Pogradecit me të marrë vesh ngjarjen ka nisur hetimëet për kapjen e dy të maskuarve, të larguar në drejtim të paditur pas grabitjes.

Mësohet se pronarja e argjendarisë ndodhet në spitalin e Pogradecit, në gjendje të traumatizuar.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›