Himenez: Duam historinë, s’luajmë kurrë për 0-0
MADRID- Trajneri i Seviljes Manolo Himenez beson te një tjetër sukses ndaj skuadrave ruse, kur të përballet të martën në mbrëmje me CSKA Moskën në “Sançez Pizjuan”. Barazimi 1-1 i ndeshjes së parë i bën favoritë për të kaluar më tej spanjollët, megjithatë CSKA mbetet një ekip me mjaft eksperiencë në Evropë. Më përpara, Sevilja ka fituar ndaj Lokomotivës së Moskës dhe Zenitit të Shën Pjetërburgut në Evropë. “Ne përfaqësojmë futbollin spanjoll, kështu që arritja në çerekfinale do të ishte diçka historike për veten tonë dhe për gjithë qytetin, - deklaroi Himenez. – Historikisht, Sevilja nuk është një skuadër që e nis ndeshjen për ta barazuar 0-0. Nuk e kemi bërë asnjëherë këtë dhe nuk do ta bëjmë këtë herë”, shtoi tekniku i skuadrës andaluziane.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)