E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta shënon çmime rekorde

 

Çmimi i arit të zi është çmendur, duke kapur rekorde te reja pothuajse çdo ditë.

Çmimi i naftës u rrit për më shumë se 10 dollarë për një fuçi.

Shtrenjtimi i tillë brenda një dite, më i larti në histori, ishte pasojë e rënies së aksioneve në bursën amerikane dhe rënies së vlerës së dollarit.

Në Nju Jork, nafta e papërpunuar u tregtua për 139.12 dollarë për një fuçi.

Analistët ia veshin rritjen e çmimit tensioneve në rritje ndërmjet Izraelit dhe Iranit, si dhe shqetësimeve rreth ekonomisë amerikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›