E Diel, 1 Nëntor 2026

Sara, një shkodrane 12 vjeçare, në 15 nxënësit më të mirë të SHBA

Një njeri i famshëm njëhere pati thënë që suksesi nuk matet me atë se se sa larg na çojnë ne ëndrrat por sa larg içojmë ne ato. Një thënie e tillë të vjen ndër mend po të shohësh gazetën e qytetitËood Ridge në Neë Jersey që i kushton pothuajse një gjysëm faqeje suksesit të ekipit të shkollës së tyre në një kompeticion mbarëkombëtar (Ëord Masters Analogies Challenge).

Shumë herë ka rastisur që në tabelat e njoftimeve në oborret e shkollave në qytete të ndryshme të shikosh “Studenti i muajit” apo “Studenti i vitit” dhe emri që lexon të tingëllon i njohur. Historia e mëposhtme eshte pjese e te njejtit mozaik. Ështe nje tjeter student shqiptar qe motivon e nxit.

Ëood Ridge (nje qytet ne Bergen County), marre nga cdo standart eshte nje nga distriktet shkollore me te mira jo vetem ne shtetin e Neë Jersey por edhe ne rang kombetar. Ekipi i kesaj shkolle zuri vendin e tete ne Amerike midis 424 ekipeve te perzgjedhura per kete kompeticion qe cdo vit rregjistron rreth 225,000 studente pjesemarres nga e gjithe Amerika. E gjithe kjo histori nuk do te perbente asnje interes per lexuesin shqiptar sikur nje pjesemarres ne kompeticion te mos ishte shqiptare.

Sara Braqiqë zuri vendin e parë në distrikt është një nga 15 studentët e vetëm te klasave të gjashta në të gjithë Ameriken qe moren maksimumin e pikeve. Sara qe eshte 12 vjec ka ardhur ne Amerike si emigrante vetëm katër vjet më parë. Sara eshte nxenese e klases se studenteve me dhunti te vecanta. (kjo klasë përbëhet nga nje grup studentesh qe jane zgjedhur ne kete grup bazuar ne performancen e viteve te meparshme).

Pasi lexuam gazetën amerikane ku ajo renditej ndër 15 nxënësit më të mirë të SHBA-së, u përpoqëm gjatë ditës së djeshme ta kontaktojmë Sarën në telefon dhe më në fund ia dolëm. Sara studion shumë dhe i pëlqen shkenca dhe leximi. Na tha se shumë nga ky sukses Sara dhe pjesetarët e tjerë të ekipit ia dedikojnë një mësueses së tyre me emrin Debra Shëaizger, mësuese me shumë eksperiencë, shumë e rreptë dhe kërkuese.

Kur e pyetëm Sarën se çfarë e motivon për të mësuar ajo pergjigjet thjesht: dëshiron që të shkojë në një kolegj të mirë. Sara studion rregullisht çdo dite. Ajo është edhe pjesëtare e ekipit të Softbollit, i cili këtë vit dolën në çerekfinalen e ligës lokale. Sara vazhdon të jetë shumë e lidhur me vendlindjen. Në çdo rast që ka projekte me karakter gjeografik, Shqiperia eshte preferenca e saj e pare. Ajo edhe tashti reciton ne menyre perfekte vargjet e “Gjuha Shqipe” te Fishtes. Sara lexon shume libra. Seria e Harry Potter jane librat e saj te preferuar.

Shpesh e gjejme veten duke u ankuar nen trysnine e perditshme te integrimit ne nje shoqeri qe nuk eshte aq e lehte per tu “perqafuar”. Jane femije si Sara qe na kujtojne se edhe në vend të huaj suksesi mund te arrihet me pune konstante. Eshte suksesi i ketyre femijeve qe e perligj plotesisht sakrificen e prinderve te tyre per t’ju dhene shansin e konkurrimit te ndershem.. Njohjet dhe miqesite që lenë pas këtu në Shqipëri, atje larg, i zevendeson motivimi e studimi me perkushtim per t’u integruar ne shoqeri jo ne baze te njohjeve por ne baze te vlerave e aftesive. Ky eshte pikerisht mësimi qe keta femije na japin perdite e prandaj histori te tilla janë më shumë se sukses.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›