E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasaportat e vjetra shpallen të pavlefshme, udhëtohet vetëm me biometrike

Tiranë- Duke filluar që nga dita e sotme shtetasit shqiptarë nuk do të mund të levizin më me pasaportat e vjetra, jo biometrike.

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se duke filluar nga data 1 Mars 2012 nuk do të lejojë askënd të përdorë më pasaportat e vjetra për të udhëtuar jashtë vendit.

Procesi për pajisjen me pasaporta biometrike ka filluar që në vitin 2009, kohë e vlerësuar e mjaftueshme për tu pajisur të gjithë shtetasit me një pasaportë të tillë.

Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave shtetasit shqiptarë nga sot do të udhëtojnë jashtë vendit vetëm me pasaportë biometrike. Ndërkohë Ministria e Brendshme bëri me dije se 2 milionë e 217 mijë shqiptarë janë pajisur deri më tani me pasaportat biometrike.

Shkrime të tjera me interes:

  1. “Pas 1 marsit udhëtohet vetëm me pasaporta biometrike” Tiranë- Pasaportat e vjetra nuk do të lejohen më të...
  2. Pasaportat biometrike, fluks aplikantësh në sportele Elbasan- Plotësimi i formularit për pasaportë biometrike pranë policisë ka...
  3. Korçë- Pasaportat biometrike, zvarriten procedurat Korçë- Plotësimi i një formulari paraprak nga ana e qytetarëve...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›