E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetimet, ne kushte mizerabel dhe pa perkrahje

Kushtet mjaft te renda ne te cilat jetojne jetimet shqiptare kane bere qe te organizohet nje tryeze e rrumbullaket mes shoqates se jetimeve dhe perfaqesueses se Amnesty International per Evropen Juglindore, me qender ne Austri, Mirela Shira. Ne kete tryeze ishin te pranishem, perfaqesues te institucionit te Avokatit te Popullit, nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nga MPCSSHB, nga Sherbimi Social Shteteror, etj. Ne kete takim nuk munguan edhe femijet jetime, te cilet asistuan ne nje degjese per te sjelle ne menyre me konkrete te gjithe problematiken sociale me te cilen ata perballen ne jeten e tyre te perditshme. Ata u kerkuan institucioneve shteterore per te qene me konkrete me nje plan - veprimi per te nderhyre ne menyre emergjente me nje legjislacion me te avancuar qe do te synoje mbrojtjen dhe permiresimin e kushteve sociale ndaj tyre. Fjalen e hapjes e mori Drejtori i Pergjithshem i Institutit Kombetar te Integrimit te Jetimeve Shqiptare, Ilir Cumani. Ky i fundit njohu te pranishmit me gjendjen aktuale te jetimeve. Me pas fjalen e moren femije jetim te pranishem ne tryeze, te cilet shprehen para perfaqesueses te Amnesty Internacional, problemet te cilat ata i shqetesojne. Nder problemet qe u diskutuan gjeresisht ne kete tryeze te gjere, ishte mungesa e strehimit se te rinjve jetime, te cilet e kane kaluar nje pjese te jetes se tyre neper konviktet e shkollave te mesme, per afro 20 vjet. Eshte vene theksi, se institucionet shteterore kane qene shume indiferente ndaj ketij problemi shuma te madh social dhe ende nuk ka nje reagim nga institucionet qe i ngarkon ligji.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›