E Diel, 1 Nëntor 2026

Droga ne televizor, apeli 35 vjet burgim 3 te pandehurve

Tirane - Droga e fshehur ne televizor, Gjykata e Apelit per Krime te Renda, la ne fuqi vendimin e shkalles se pare duke denuar me 35 vjet heqje lire tre te pandehurit e akuzuar per trafik narkotikesh. Te pandehurit u kapen ne Tirane me 10 kg heroine dhe nje sasi perzieresi, te fshehura ne kasen e nje televizori te montuar ne makine. Keshtu dje togat e zeza kane shpallur fajtor dhe kane denuar me 12 vjet heqje lirie te pandehurit Artan Aliaj dhe Dejvis Koleci, ndersa u dhane 11 vjet burg per te pandehurin Myrteza Bejo. Tre te pandehurit u vune ne pranga rreth nje vit me pare, pas nje operacioni te Drejtorise se Luftes Kunder Krimit te Organizuar ne Tirane, prane ures "Vasil Shanto" ne Tirane. Sipas organit te akuzes, Artan Aliaj, Devis Koleci, dhe Myrteza Bejo dyshohet se kane konsumuar vepren penale te "prodhimit dhe shitjes te lendeve narkotike" ne bashkepunim. Pasi kater dite me pare, pas nje survejimi disaditor, policia kryeqytetit arrestoi shtetasin Artan Aliaj, me 9 kg e 759gram lende narkotike, heroine, te fshehur brenda nje televizori me ekran te thyer ne automjetin e tij, tip "Audi A3", me targe "BR 9897 A", e cila ishte ne pronesi te pandehurit Aliaj. Gjithashtu, gjate kontrollit te ushtruar ne kete automjet, u gjet dhe u sekuestrua nga policia edhe nje sasi prej 4 kg e 960gram pluhur i dyshuar perzieres i lendes narkotike. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria lenda narkotike u zbulua ne bagazhin e makines, ne brendesi te kases se nje televizori, i cili sherbente per kamuflimin e heroines. Ndersa pluhuri perzieres ishte paketuar ne qese transparente dhe heroina e ndare ne 31 pako te mbeshtjella me natriban. Disa minuta me pas, policia arrestoi edhe dy te dyshuarit e tjere si bashkepunetore te shtetasit Artan Aliaj, konkretisht: Devis Koleci, 27 vjec, nga Corovoda dhe Myrteza Bejo, 49 vjec, nga Tirana. Disa muaj me pare trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Fran Prendi, i Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda shpalli vendimin duke denuar perfundimisht me 35 vjet heqje lirie tre te pandehurit, 11 vjet me shume sesa konkluzionet perfundimtare te prokurorise. Pas vendimit te pandehurit kane apeluar vendimin ne nje shkallen e dyte. Te pandehurit nuk e kane pranuar asnjehere akuzen e ngritur nga prokuroria, duke argumentuar edhe para gjykates se sasine e droges iu kane vendosur ne makine. Prokuroria kishte ngritur ndaj tyre akuzen e "prodhimit dhe trafikimit te lendes narkotike" e kryer ne bashkepunim.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›