Vritet shqiptari nga policia italiane
Siena - Nuk i ka ndaluar patrulles se policise, por ka humbur jeten pak me pas. Shqiptari Shkelzen Tumja 35 vjec, eshte viktima e djeshme e policise italiane, e cila ka qelluar mbi te riun, pasi nuk ka pranuar qe te ndaloje makinen qe po udhetonte. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Siena. Policia italiane ka bere te ditur se nje patrulle ka qelluar me arme ndaj makines qe drejtohej nga shqiptari, pasi dyshonte se ishte qelluar ndaj tyre. Por kjo piste ka rene menjehere pasi, ne makine nuk eshte gjetur asnje gjurme arme. Burime te karabiniereve, qe shkuan ne vendin e ngjarjes, kane bere te ditur, se ne makinen e llojit "Lancia Y", qe ishte e vjedhur, po udhetonin dy shqiptare. Prej tyre njeri ka mbetur i vdekur, 35-vjecari Tumja, nderkohe qe tjetri ka mundur te largohet nga vendi i ngjarjes. Policia ka mundur te identifikoje viktimen e saj, pasi ai ishte me precedente penale dhe kishte me shume se 9 identitete false, qe i kishte deklaruar gjate arrestimeve te shumta.
Ngjarja
Nje qytetar me kombesi shqiptare mbeti i vrare mengjesin e djeshem, rreth ores 06.30 minuta, pas u qellua per vdekje nga karabinieria italiane. Ngjarja ka ndodhur ne Siena, Itali, kur policia u vu ne kerkim te shqiptarit i cili mesohet se eshte 35-vjecari, Shkelzen Tumja. Media italiane ka bere te ditur, se shqiptari eshte qelluar ndersa ka tentuar t'i ike patrulles se policise, e cila i kishte bere shenje qe te ndalonte. Por teksa makina me dy persona ne bord, eshte larguar me shpejtesia ajo eshte perplasur me nje mur. 35-vjecari se bashku me shokun e tij, kane dale nga makina, por hapat e tij nuk kane qene te shumte. Nje plumb i dale nga arma e nje karabinieri e ka lene te vdekur ne vend, nderkohe qe personi tjeter ka mundur te largohet, duke mos e ndaluar dot.
Policia
Sipas policise, viktima Shkelzen Tumja, ishte i skeduar disa here per krime dhe kishte dhene nente identitete te ndryshme ne polici. Karabinieret ishin vene ne ndjekje te tij teksa ai udhetonte me nje makine te vjedhur, te llojit "Lancia Y". Pas kesaj ngjarjeje, ne vendin ku ka ndodhur krimi kane mberritur ekspertet e policise, te cilet kane nisur hetimet ne lidhje me dinamiken e ngjarjes se ndodhur. Policia tha se, perfundimi i hetimeve do te nxjerre nese karabinieri ka qene i kercenuar qe ka qelluar me arme. Gjithashtu hetimet ne lidhje me kete ngjarje, kane nisur dhe nga Prokuroria e Sienas, e cila do te dale ne nje perfundim te sajin per ngjarjen e rende te mengjesit.
Vrasja e shqiptarit nga policia greke
Policia greke vrau pak dite me pare nje shqiptar i cili nuk i eshte pergjigjur urdhrit per ndalim te dhene nga policia. Ngjarja e rende ndodhi ne Volos, Greqi, ku ka mbetur i vdekur nje 34-vjecar nga Shqiperi, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur nga uniformat blu helene. Forcat e policise kunder Krimeve te Renda, qe kane shkuar ne vendin e ngjarjes, kane bere te ditur se nga kontrollet kane gjetur vetem dy plumba te armeve te efektivave te patrullave te pergjithshme.
Artan Cena