E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i hashashit, 50 vjet burg grupit nga Vlora

Gjykata e Krimeve te Renda ka shpallur dje fajtor dhe ka denuar me 50 vjet heqje lirie pese te pandehurit e akuzuar per "trafik te lendeve narkotike". Keshtu togat e zeza te kryesuara nga ana e gjyqtares Etleva Deda kane denuar me nga 10 vjet heqje lirie te pandehurit Kastriot Abazaj, 37 vjec, Valmir Limaj, 20 vjec, Hysni Dervishalia, 22 vjec, Aleks Hysi, 31 vjec dhe Andrea Kuteli, 34 vjec. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria e krimeve te renda te pandehurit jane "pronare" te sasise prej 710 kilogram hahash, i zbuluar ne "Depot e Valimidhit", ne bregdetin e Karaburunit, e destinuar per t'u trafikuar. Droga ishte gjetur e braktisur tre muaj para arrestimit te tyre, teksa ishte bere gati per ta derguar drejt brigjeve italiane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›